RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Arnold Gjergjaj sfidon titullin WBU me 20 Tetor

2 min read

Foto: Kosova Boxing

Prishtinë, 21 Korrik 2012 – Boksieri ynë perspektiv Arnold Gjergjaj po qëndron për pushime në Kosovë, ku ai i ka ndarë vetës një javë për ti vizituar të afërmit, para se të vazhdoj rrugëtimin e tij drejt sukseseve dhe titujve. Gjergjaj do të sfidon titullin WBU me 20 Tetor në Bazel të Zvicrës. Gjergjaj për kundërshtar do të ketë boksierin finlandez Janne Katajisto i cili renditet i 225-ti në Botë dhe i treti në Finlandë pas Robert Helenius dhe Jarno Rosberg. Katajisto ka rekord prej 10 fitore, pa humbje dhe ka vetëm një barazim.

“Ky është titulli im i parë që unë do të sfidoj. Kam një kundërshtar të fortë i cili ka rekord të mirë prej 10 fitoresh dhe një barazimi dhe nuk duhet nënvlerësuar atë, prandaj do të përgaditetem për herë të parë për 12 raunde” thekson Gjergjaj për Kosovaboxing.org.

Para kësaj ndeshje të rëndësishme Gjergjaj do të ketë edhe një meç tjetër kundër rumunit Lucian Bot me 15 Shtator. Ky meç do të jetë një parameç para përballjes për titullin WBU. Rumuni Bot është një boksier shumë cilësor ku ka zhvilluar deri më tani 18 meçe profesioniste, 15 fitore, 2 humbje dhe ka një barazim. Gjergjaj rumunin e konsideron shumë boksier të fortë dhe ndoshta e vlerëson më të mirë se finlandezin Katajisto.

“Para përballjes për titullin WBU kundër Katajisto, do të kam edhe një meç të rëndësishëm kundër Lucian Bot. Ky meç do të jetë mjaft i fortë dhe një parapërgaditje para meçit për titullin WBU. Shpresoj të dal fitimtar në këto dy përballje” tha Gjergjaj në fund për Kosova Boxing.

Gjergjaj gjatë këtij vit ka në program dhe agjendë të boksoj sërish me 20 Dhjetor në Bazel, duke synuar të përbyll një vit të sukseshëm. Duhet cekur se merita për suksesin e tij ka menaxheri dhe traineri i tij Angjello Gallina i cili është duke menaxhuar karrierën e boksierit tonë me mjaft suksesë. Gjergjaj deri më tani ka zhvilluar 16 meçe, të gjitha i ka fitore 10-të prej tyre me KO.

Artan Vërbica
21 Korrik 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.