RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Arnold Gjergjaj në ringun e Bazelit me 23 Mars

2 min read

Përgatiti: Artan Muhaxhiri
2 Mars 2013

Foto: Kosova Boxing

DSC_3268Boksieri gjakovar që jeton dhe vepron në Basel të Zvicrës, Arnold Gjergjaj, ka paralajmëruar një luftë tjetër gjatë muajit mars. Sipas, menaxherit të tij Angelo Gallina, Gjergjaj po përgatitet që në luftën e rradhës të synojë më tepër se 8 apo 10 raunde, duke trasuar rrugën për një mission tjetër, kërkimi I titujve më të rëndësishëm botërorë.

Arnold Gjergjaj, i cili ka një rekord prej 20 luftërave të gjitha fitore, 14 prej të cilave me ndërprerje, ka shfaqur interesimin e tij që të bëj hapin e ardhshëm.

Menaxheri dhe trajneri i tij Angelo Gallina, ka pohuar për RTK-në dhe agejnsionin Kosova Boxing se Arnoldit i është afruar lufta me finlandezin Janne Katajisto, i cili ka zhvilluar 14 luftëra (13 fitore 6 me KO dhe 1 barazim), prej të cilave ka vetëm një humbje. Përballja eventuale me Katajiston, do të ishte një sfidë e madhe për Arnoldin, pasi edhe finlandezi 50% të dueleve i ka përfunduar me ndërprerje.Edhe pse akoma nuk dihet kundërshtari i saktë i Arnold Gjergjajt, bëhet e ditur se ai megjithatë me 23 Mars në Basel do të ngjitet edhe njëherë në ring, e tash për tash mbetet të mësohet zyrtarisht për kundërshtarin e tij të ardhshëm.

Kosova Boxing do t`ju sjell në ditët në vijim një intervistë ekskluzive me menaxherin dhe trajnerin e Gjergjaj, zt. Angelo Gallina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.