RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Armend Xhoxhaj fitues i turneut “Adem Jashari”

2 min read

Armend XhoxhajGjakovë, 23 nëntor – Boksieri nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, është shpallur boksieri më i mirë i turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”, që për dy ditë është mbajtur në Gjakovë.

Xhoxhaj me këtë epitet është vlerësuar, pas luftës finale që të dielën e ka zhvilluar kundër boksierit nga Shqipëria, Aleksandër Ramo, në kategorinë deri në 81 kg. Xhoxhaj e ka fituar këtë luftë me vendim të gjyqtarëve.

Në natën finale të turneut të 16-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, janë zhvilluar dhjetë meçe, katër nga të cilat janë fituar nga boksierë nga Kosova.

Boksieri tjetër prizrenas, Naser Shala, në meçin final të kategorisë deri në 64 kilogramë, ka mundur malaziasin Dragan Peshiq. Në listën e kosovarëve fitues, kanë hyrë edhe Liridon Zeqiri e Violand Sylejmani, që të dy boksierë të kategorisë deri në 60 kilogramë.

Zeqiri mposhti Ersid Kalemin e Shqipërisë, kurse Sylejmani Nikola Arsovskin e Maqedonisë.

Kosovarët kanë fituar edhe dy meçe, por që kanë përfaqësuar vende të tjera. Albon Pervizaj si përfaqësues i Gjermanisë, ka fituar në duel me Kristjan Demajn e Shqipërisë në kategorinë deri në 91 kilogramë. Ky çift nga organizatorët, është shpallur si më luftaraku i turneut.

Kosovari tjetër që në këtë turne ka përfaqësuar Slloveninë, Labinot Xhoxhaj, në kategorinë mbi 91 kilogramë, ka mundur boksierin gjerman Erik Berchellin.

Pas turneut janë dhënë edhe dy çmime të tjera. Tekniku më i mirë është shpallur bullgari Ajrin Ismetov, ndërsa boksieri më fair-play maqedonasi Bojan Ristevski.

Në turneun e sivjetmë, për dy ditë janë paraqitur boksierë nga dhjetë shtete evropiane. Për herë të parë turneu është mbajtur nën ombrellen e Federatës Botërore të Boksit (AIBA). Përfaqësuesi i kësaj të fundit rusi Valeriy Rachkov, tha se gjithçka ka shkuar mirë gjatë turneut.

Këto janë rezultatet e meçeve finale:

52 kg: Zdravko Mihailov (Bull) – Roni Beblik (Ger) – 0:2
60 kg: Liridon Zeqiri (Kos) – Esild Kalemi (Shqi) – 2:0
60 kg: Violant Sylejmani (Kos) – Nikolla Arsovski (Maq) – 2:0
64 kg: Arnold Kuqani (Shqi – Ajrin Ismetov (Bull) – 2:0
64 kg: Naser Shala (Kos) – Dragan Peshiq (MZ) – 2:0
69 kg: Albi Sorra (Shqi) – Bojan Ristevski (Maq) – 2:0
75 kg: Denis Radovan (Gjer) – Krisjan Dojcek (Bull) – 2:0
81 kg: Armend Xhoxhaj (Kos) – Aleksander Ramo (Shqi) – 2:0
91 kg: Kristian Demaj (Shqi) – Albon Pervizaj (Gjer) – 0:2
+91 kg: Labinot Xhoxhaj (Sllo) – Eric Barchelan (Gjer) – 2:0

Foto: Gani Kosumi 

Shpend Ahmeti
24 nëntor 2014 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.