RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Armend Xhoxhaj eliminohet, ndërsa Ukë Smajli kalon xhiron e parë

2 min read

Uke SmajliSamokov, Bullgari, 9 gusht – Kampionati Evropian për Kosovën ka marrë fund, pasi sot është eliminuar shpresa e vetme dhe boksieri më i mirë i Kosovës, Armend Xhoxhaj. Xhoxhaj përball pati boksierin shumë të fortë, britanikun Joshua Buatsi. Ai nisi dobët meçin ku Buatsi pati me shumë gjuajtje se Xhoxhaj, ndërsa që Xhoxhaj boksonte në stilin e boksierit profesionist dhe kjo i fali boksierit britanik raundin e parë. Në raundin e dytë sërish skenar i njejtë ku Buatsi pa probleme fitoi raundin. Xhoxhaj e kuptoi se dy raundet e para i ka humbur dhe boksoi më mirë në të tretin ku e fitoi këtë raund, por ishte shumë vonë për të përmbysur rezultatin. Në fund gjyqëtarët vlerësuan rezultatin real, 2 me 1 për Buatsi.

Nga shqiptarët sot u paraqitë edhe Ukë Smajli i cili mbron ngjyrat e Zvicrës. Smajli përball pati kundërshtarin nga Moldavia, Zatusevchii Andrei të cilin e mposhti me rezultat 3 me 0. Smajli boksoi bukur me vetëbesim në veti duke fituar të gjitha raundet. Uka i ngjante një Vitali Klitschko të ardhshëm me stilin e treguar. Nëse vazhdon me performancë të bukur sikur sot, atëhere mund të gjindet në mesin e gjashtë boksierëve të parë duke siguruar vendin në Kampionatin Botëror që do të mbahet nga 5 tetori në Katar. Por, pse jo mos të themi se Smajli mundet të fitoj edhe medalje në këtë kampionat.

Pas kësaj fitore Smajli ngriti dy duart lartë duke bërë shqiponjën krenare duke ia dedikuar këtë fitore gjithë shqiptarëve.

Duelin e radhës Smajli do ta ketë të mërkuren, ku përball do ta ketë boksierin nga Holanda, nënkampionin botëror nga 2013, Peter Mullenberg.

“E kam parasysh se të mërkurën do të kam një sfidë të vështirë. Por do të mundohem të fitoj ndaj nën-kampionit botëror. Strategjia ime do të jetë që ta mbaj distancën dhe nëse ia arriti, atëhere do të kam rastin për fitore” theksoi Ukë Smajli për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
9 gusht 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.