RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Armend Xhoxhaj debuton me fitore në boksin profesionist

1 min read

Durrës, 9 mars 2018 – Armend Xhoxhaj ka debutuar  në boksin profesionist, në mënyrën më të mirë. Xhoxhaj (1-0, 1 KO) mposhti boksierin nga Bosnjë e Hercegovina, Mirnes Denadic (10-9-0, 4 KO) me nakaut teknik në raund të dytë.

Xhoxhaj dominoi meçin nga fillimi. Ai në raund të parë rrëzoi për herë të parë Denaniqin, ku me kroshe të majtë arriti ta gjunjëzoj boshnjakun, por që u zgjua dhe vazhdoi. Vrullshëm e filloi edhe raundin e dytë ku me goditje të një pas njëshme arriti edhe dy herë tjerë ta hedhë në dysheme, deri sa gjyqëtari Baftjar Abazaj ndali meçin e pabarabartë.

Xhoxhaj ka shkruar faqet më të bukura në boksin e Kosovës pas lufte. Ai ishte njëri ndër boksierët më të mirë jo vetëm në regjion, por në Evropë dhe Botë. Edhe pse Xhoxhaj ishte i larguar nga boksi amator në fund të vitit 2016, Xhoxhaj priti për 15 muaj të bëjë debutimin e tij në boksin profesionist. Të shpresojmë në vazhdimin e suksesshëm të Xhoxhajt në boksin profesionist. Xhoxhaj menaxhohet nga menaxheri shqiptarë Astrit Ademaj.

Organizimi u zhvillua nga klubi i boksit Teuta me trajnerin Jani Nano. Në parameçe u zhvilluan edhe disa meçe mjaft cilësore amatore.

www.kosovaboxing.org
10 mars 2018

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.