RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Arlind Sulejmani sfidon titullin “WBC Youth Intercontinental”

2 min read

IMG_1823Arlind Sulejmani do të sfidon nesër mbrëma me 12 mars në Vienë të Austrisë titullin “WBC Youth Intercontinental” në kategorinë super velter. Ai përball do ta ketë hungarezin Zsigmond Vass, i cili ka bilanc prej 8 fitoresh (1 KO) dhe dy humbje. Ky do të jetë meçi i 7-të në karrierë për boksierin tonë nga Pirroku i Tetovës. Sulejmani ka bilanc prej 6-0 (1 KO). Të gjithë shpresojmë në titullin e parë që do ta fiton nesër mbrëma Sulejmani.

Sulejmani, karrierën në boks e filloi si 15-vjeçar në shtetin buzë alpeve, ndërsa ende pa i mbushur të 18-tat ai debutoi në boksin profesionist. Ishte menaxheri i dikurshëm i ikonës tonë të boksit, Nuri Seferit, Zheljko Vojnoviç, i cili e drejtoi Sulejamanin në boksin profesionist, dhe ky pa u hamendur pranoi duke qenë i gatshëm për sfidat që po e presin dhe deri më tani po duket i suksesshëm ku nga 6 meçe ka shënuar po aq fitore (1 KO).

Duelin e parë e zhvilloi në mars të vitit 2014 ndaj kroatit Ivan Duvanqiç, duke e mposhtur me vendim unanim pas katër raundeve. Meçin e dytë e zhvilloi vetëm dy muaj pasi që kishte debutuar në boksin profesionist. Ai mposhti edhe një kroat tjetër, Edo Cavrk me nokaut teknik në raundin e dytë. Vitin 2015 e filloi edhe më mirë duke zhvilluar 4-meçe – 4 fitore. Fitoi ndaj Almin Kovaçeviç, Zoran Cvek, Zoltan Turai dhe së fundi ndaj Varujan Martirosyan, duke e përmbyllur edhe një vit shumë të suksesshëm.

Ai është i ri dhe për nuk duhet të ngutet gjatë hapave të ri në karrierë të tij. Ngadalë dhe sigurt po e ndërton karrierën e profesionistit dhe deri më tani duket njëri ndër talentetët më të mëdhenj shqiptarë.

Biografia e Arlind Sulejmanit
U lind më 1 korrik të vitit 1997 në fshatin Pirok në afërsi të Tetovës. Ai është nënshtetas i Kroacisë ku babëgjyshi i tij, si dhe babai i kanë punuar me vite të tëra në Kroaci si gastronom dhe Arlindit i kishte takuar normalisht edhe atij nënshtetësia kroate.  Babai i tij, Abdilnadi Sulejmani, ka 30-vite që jeton në Vjenë të Austrisë. Arlindi iu bashkëngjit babait si 14 vjeçar në Vjenë duke vazhduar arsimimin e mesëm po në Vjenë në degën e ekonomisë, “Handelschule Vbs Hamerlingplatz”. Rastësisht afër tij ku banonte kishte klub të boksit ku krahas shkollimit filloi të mësoj dhe të stërvitë edhe boksin. Ai këtë vit do të kryej shkollimin e mesëm dhe do të vazhdoj fakultetin po ashtu në degën ekonomike.

Në vitin 2016, Arlindi synon fitore tjera. Ai është i ri dhe gradualisht synon të mësoj dhe të përparon dhe të përvetësoj edhe më shumë boksin.

Artan Vërbica
11 mars 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.