RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Arijan Sherifi, një boksier që premton shumë

2 min read

Sherifi bokson këtë të shtunë kundër gjeorgjianit, Giorgi Kandelaki

Arijan Sherifi vs. Valentin SilaghiBoksieri ynë perspektiv, 29-vjeçari nga Ferizaji, Arijan Sherifi (13-1, 7 KO) do të boksoj këtë fundjavë në Karlsruhe të Gjermanisë. Ai përball do të ketë gjeorgjianin me shumë eksperiencë, Giorgi Kandelaki (19-22-3, 7 KO). Ky duel do të zhvillohet në tetë raunde në kategorinë super të mesme.

Sherifi është dalluar në boksin profesionist që nga fillimi i tij kur e filloi me 2013, ku për katër vite arriti të radhisë 13 fitore të një pas njëshme, shtatë prej tyre me ndërprerje. Në meçin e 14-të tij në boksin profesionist, ai e zhvilloi në Malmo të Suedisë duke boksuar kundër suedezit të fortë Sven Fornling, i cili pas një beteje dhjetë raundeshe e humbi me vendim unanim. Dueli ishte interesant dhe sfidues në çdo raund dhe shumë i vështirë ku për një nuancë të vogël ishte më i mirë Fornling. Ndoshta suedezi ishte vetëm për një apo dy raunde më i mirë se boksieri ynë.

Nga afër në Malmo të Suedisë së bashku me ish-boksierin dhe tani trajnerin, Luan Morinën e kemi përcjellur meçin e tij me Sven Fornling. Edhe pse nën ethe të vazhdueshme dhe se humbja është gjithmonë e idhët, unë dhe Luani me paraqitjen e treguar nga Sherifi jemi ndarë krenar me atë që ka treguar Sherifi. Ai fitoi mijëra tifoz në Suedi, Gjermani dhe shqiptarë që e përcollën si në palestër, poashtu nepërmjet televizionit.

Arijan Sherifi dhe Luan Morina“Arijani është dëshmuar se është një boksier i mirë. Meçi i tij kundër Sven Fornling ka qenë një provim duke treguar shkathësit dhe potencialin që ka. Po të zhvillohej ky meç në Gjermani, jam i bindur që fitues do të ishte Sherifi. Ai tregoi se ka kapacitete për të ardhmen. Poashtu tregoi se është boksier luftarak që lufton deri në fund, i cili është një teknikë i shkëlqyeshëm. Thjeshtë një boksier i kompletuar” theksoi Luan Morina.

Sherifi edhe pse e humbi këtë meç në fakt, ky meç e bëri atë të dal në pahë se cilii është dhe se ka të ardhme të ndritshme, pavarsisht pse pësoi humbje. Kualiteti i tij i pazbuluar tregoi se nga ai mund të pritet mjaft shumë në të ardhmen. Një emër që premton, ky është Arijan Sherifi.

Sherifi stërvitet nga trajneri i njohur gjerman, Valentin Silaghi, një emër i madh i boksit në Gjermani ku dikur ka stërvitur edhe të madhin, Luan Krasniqin, si në boksin amator, poashtu edhe në boksin profesioinst. Sherifi poashtu ka një menaxher të dalluar, Rainer Gottwald, i cili me punën e përbashkët do të arrijnë shumë.

Artan Vërbica
12 maj 2017

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.