RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Arian Gashi kalon pengesën e parë e quajtur Deireragea

2 min read

Gashi i bashkohet Zeqirit dhe Xhoxhajt duke kompletuar ekipin e Kosovës në Kazakistan në xhiron e dytë

Copy of P1020951Almaty, Kazakistan, 16 tetor 2013 – Arian Gashi ia ka sjellë fitoren e dytë Kosovës në Botërorin e boksit amator për seniorë që po mbahet në Almaty të Kazakistanit. Gashi i cili po garon në kategorinë deri 69 kilogramë ka mposhtur boksierin nga Nauru, Joseph Deireragea, me ndërprerje në raundin e dytë, pasi kundërshtarit të tij iu ça arkada.

Gashi ka qenë superior duke dominuar dhe duke udhëhequr me pikë në të dy raundet ndaj Deireragea dhe fitorja ishte plotësisht e merituar. Gashi të dielën do të përballet me boksierin nga Kanadaja, Custio Clayton, kampionin e shumëfishtë të këtij vendi dhe pjesëmarrësin në Lojërat Olimpike “Londra 2012”. Ai së bashku me boksierin tjetër Myke Carvalho ishin dy boksierët kanadezë në Lojrat Olimpike “Londra 2012”.

Clayton në këtë kampionat është bartësi i shtatë dhe pretendues për medalje, por Gashi në rast të fitores të dielën do të jetë vetëm një hap afër medaljes së bronzt.

Të dielën do të boksojë edhe boksieri tjetër kosovar Armend Xhoxhaj. Ai ka shkuar pa luftë në xhiron e dytë, ndërsa në këtë xhiro do të përballet me bokserin bullgar Radoslav Pantaleev. Kosova për herë të parë po merr pjesë në kampionatin botëror dhe ky është një sukses i madh për përfaqësuesen tonë. 

Artan Vërbica
16 tetor 2013

 

2 thoughts on “Arian Gashi kalon pengesën e parë e quajtur Deireragea

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.