RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Arian Gashi boksieri më i mirë i turneut “Qershori i Lirisë 2013”

2 min read

Arian Gashi dhe Aziz Salihu Pallati i Rinisë, Prishtinë, 12 Qershor 2013 – Boksieri i klubit të boksit Prishtina, Arian Gashi është zgjedhur boksieri më i mirë i turneut “Qershori i Lirisë’. Ky turne  është mbajtur për herë të tretë radhazi dhe ka fituar respekt duke u futur në kalendarin e FboxK-së. Por, ndryshe nga viti i parë kur ky turne startoi me një nivel të lartë ku ishte ndërkombëtar, këtë vit dhe vitin e kaluar turneu ishte i zbehur me boksier vendorë. Ndoshta zyrtarët komunal dhe drejtuesit e klubit të boksit të Prishtinës duhet të bëjnë më shumë, sepse K.B. Prishtina si klubi më i madh i Kosovës dhe ndoshta i rajonit meriton të ketë një turne të madhë.

Turneut që u mbajtë sot ku solli disa duele interesante. U zhvilluan 10 meçe në grupmosha të ndryshme nga ato kadete, juniore dhe seniore. Pjesëmarrëse ishin të gjitha klubet e Kosovës.

Për tu zgjedhur boksieri më i mirë i turneut, Gashit i shërbeu kundërshtari nga Klubi i boksit Besa, Bujar Zatriqi për të qenë më i mirë. Ndonëse Gashi ishte favoritë, Zatriqi la mbresa të mira për të ardhmen. Gashi fiton trofeun “Qershori i Lirisë” për herë të dytë radhazi. Për herë të parë këtë trofe i kishte fituar Ismet Dobratiqi, tashmë boksier i penzionuar.

Dueli më luftarak ishte ai ndërmjet boksierit nga Drita e Gjilanit, Violent Sylejmani dhe boksierit nga Kastrioti i Ferizajit, Bujar Tahiri. Sylejmani ishte më i mirë mirëpo respekt edhe për Tahirin i cili dha shfaqje të mirë.

Tekniku më i mirë u zgjedh Valon Ahmeti nga klubi i boksit Trepça 89, i cili mposhti boksierin nga klubi i boksiet Peja, Edmond Zefi.

Merita që ky turne po vazhdon të mbahet i takon trajnerit dhe zyrtarit të klubit të boksiet Prishtina, Agim Tahiraj dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Foto dhe Reporter:
Shpend Ahmeti 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.