RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Arena Box Promotion zhytet në krizë

1 min read

Nuk është vetem se klubi i njohur Universum Box Promotion që është në krizë. Tani po duket se edhe klubi tjetër nga Hamburgu, Arena Box Promotion po ka të njejtin problem. Arena Box Promotion e formuar para ca vitesh bëri bujë të madhe jo vetem në Gjermani por edhe në gjithë evropën por edhe në botë. Ekipi i udhëhequr nga Ahmet Oner bëri tre kampe të boksit, në Hamburg, Stamboll dhe Floridë dhe kishte suksese të jashtzakonshme me boksier të ndryshëm. Lajmin për krizën që e ka kapluar këtë ekip na sjell bashkpuntori ynë Koray Sarkaya ku boksieri i njohur Mahir Oral ka braktisur klubin për shkak se Ahmet Oner nuk ka mjete më ta paguaj atë. Fatin e njejtë pritet ta vazhdojnë edhe ish-kampionët botëror Marcus Beyer, Juan Carlos Gomes, Herbie Hide dhe disa të tjerë. Ndërsa problemet në kohën e fundit po shfaqen edhe me Yurkius Gamboa dhe Erislandy Lara të cilët po boksojnë nën menagjime të promoterëve tjerë. Kriza e boksit tani po duket me të madhe që ka prekur boksin botëror dhe kjo gjithënjë po i sjell moment të vështira për shumë boksier. Boksi profesionist po vazhdon të bije dhe po thellohet gjithënjë e më shumë.

Koray Sarkaya
16 Korrik 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.