Boksieri shqiptarë Arblin Kaba i cili prej vitesh është duke zhvilluar karrierën e boksierit profesionist në Itali, ka arritur një rezultat të jashtzakonshëm duke fituar titullin e kampionit të Italisë në kategorinë super të lehtë. E themi rezultat të jashtzakonshëm sepse Kaba me shumë pak mbështetje arriti te ky titull duke shpaguar mundin dhe ambicien e tij. Ai në fundjavën e kaluar mposhti boksierin me eksperiencë në ringun e kundërshtarit, favoritin Massimiliano Ballisai me vendim të gjyqëtarëve pas tetë raundeve. Dueli duhej të zhvillohej në dhjetë raunde, mirëpo në raundin e tetë ndodhi një goditje aksidentale kokë me kokë nga dy boksierët dhe meçi përfundoi pasi Ballisai mori lëndim mbi vetullë dhe e kishte të pamundur të vazhdonte meçin. Pas këtij dëmtimi erdhi në shprehje numërimi i tetë raundve dhe fitues doli të jetë Kaba.

Dy gjyqëtarë deri në atë moment e kishin vlerësuar përballjen me këtë rezultat: Antonio Giubelli 76-75, Giovanni Fiorentino 76-75 për Kaban, ndërsa Dario Bibbiani 76-76 të barabartë.

Kaba tani ka bilanc prej (11-0, 2 KO). Ky bilanc impresiv për tre vite në boksin profesionist shpresojmë të ngritet edhe më shumë me fitore të reja. Ndërsa Ballisai pësoi humbjen e shtatë në karrierë karshi (22 fitoreve, 12 KO). Ballisai më parë ka boksuar edhe me boksierin tjetër shqiptar Edis Tatlin me 2016 për titullin e kampioni evropian duke pësuar humbje me vendim unanim.

Kosova Boxing është mediumi i parë shqiptarë që edhe më parë ka publikuar rezultatet e Kabës, duke besuar në talentin e tij. Triufmufi i fundi na bënë edhe më shumë krenar rreth ngritjes së tij në pedistialin italian.

www.kosovaboxing.org 
28 maj 2019