RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Arben Sylejmani sfidon titullin e botës në WKU

2 min read

Sylejmani ynë kundër ish-kampionit të botës, Jaouad El Byari me 31 tetor në Cyrih

Arben Sylejmani - 2Njëri ndër kikboksierët më perspektiv shqiptarë, Arben Sylejmani do të sfidon titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysëm të rënd, apo deri 79 kg, në versionin WKU.

Sylejmani do të ketë përball Marokenin Jaouad El Byari. Ky meç do të zhvillohet me 31 tetor në Cyrih të Zvicrës.

Byari është luftëtar i dalluar i cili deri më tani ka zhvilluar shumë duele, gjithsejt 115 meçe me bilanc prej 92 fitoresh (36 KO), 18 humbje dhe pesë barazime. Ai është pjesë e klubit “Fight Club Bing” nga Roma e Italisë. Byari ka suksese të jashtëzakonshme në kikboks ku ka fituar titujt e kampionit botëror në stilin K-1, titullin e kampionit evropian në K-1, Kampion i Italisë në kikboks, Kampion i Afrikës në kikboks dhe Kampion i Marokës në kikboks.
Ndryshe nga Jaouad El Byari i cili ka shumë përvojë Arben Sylejmani ka më pak meçe jdkjadse ai, por nuk e frikëson përballja me te ku me 31 tetor shpresos të fiton titullin e kampionit të botës. Sylejmani deri më tani ka zhvilluar 40 meçe me bilanc prej 34 fitoresh (14 KO), dhe gjashtë humbje. Ngadal dhe sigurt Sylejmani ka ndërtuar karrierën e tij duke fituar disa tituj të vlefshëm deri tani, si Kampion i Zvicrës në kikboksin amator me 2011. Kampion i Zvicrës në tajboks në profesionalizëm me 2012. Kampion i Evropës në tajboks në versionin WFC në profesionalizëm me 2013. Si dhe Kampion i Evropës në tajboks me 2014 në versionin WKU.

“Përgatitjet janë duke shkuar mjaft mirë. Kemi hyrë në javën e gjasht të ushtrimeve intenzive në kondicion, teknikë dhe aplikim me prace dhe thesë. Dhe çdo vikend jemi duke zhvilluar sparring me partnerë të ndryshëm më nga 10 deri 12 runda. Deri më tani Arbenit në mbështetje për sparring i kanë dalur Shkodran Veseli, Zyber Rudaj, Petar Majstoroviq, Faton Vukshinaj, e shumë të tjerë. Ka qenë poashtu kampioni i 10-fishtë botëror në tajboks, Steeve Valente. Deri në fund do të muajit do të jemi në top formë ku nga Cyrihu do të kthehemi me titull të botës” theksoi Adem Sylejmani, babai dhe njëherit trajneri i Arbenit për Kosova Boxing.

Në këtë mbrëmje do të luftoj edhe Artur Scherer, kikboksier i dalluar i cili stërvitet nga trajneri shqiptar nga Prishtina por me rezidencë në Gjermani, Mehdi Pestishta. Scherer do të dyluftoj me Rene Aregger për titullin WKU Europe.

Kosova Boxing ju uron të gjithë shqiptarëve tanë suksese në këtë mbrëmje.

Artan Vërbica
1 tetor 2015  

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.