RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Aperkati i majtë i Matit dërmoi Mojican

2 min read

Artan Vërbica
7 nëntor 2020


Seminole Hard Rock Hotel, Florida, SHBA, 7 nëntor 2020 – Reshat Mati ka vazhduar me shkëlqimin e tij, duke mposhtur bindshëm boksierin nga Nikaragua, Marcos Mojica me nokaut teknik në raund të dytë.

Mati (8-0, 6 KO) e filloi mirë përballjen ku qysh në minutin e parë goditi fortë Mojican duke e hedhur në dysheme shumë më shpejt se që nuk e kishim pritur. Pas 40 sekondave të para në një akcioni të boksierit tonë nga një shkëputje në klinç, Mati godet me një aperkat me të majtën, gjë që Mojica bie në gjunjë. Nikaragujasi u zgjua dhe vazhdoi duke u mbajtur në raundin e parë, sepse Mati gjatë gjithë raundit goditi disa herë fuqishëm.

Në raundin e dytë Mati filloi edhe më furishëm. Ai i kishte kuptuar dobësit e Mojicat dhe në një moment dy boksierët matën forcën përball njëri-tjetrit, ishte Mati i cili qëlloi furishëm sërish me aperkat të majt duke e hedhur në dysheme për herë të dytë Mojican. Ai u zgjua, por gjyqëtari në ring përfundoi meçin e pa-barabartë ku boksieri ynë fitoi me plot meritë.

Kosova Boxing mori edhe statistikat e dy boksierëve. Mati në këtë përballje kishte gjuajtur 73 goditje duke goditur 30 herë pastër Mojican. Ndërsa Mojica gjuajti 59 goditje duke goditur 10 herë Matin.

Nga kundërshtari i Matit, Mojica kishim pritur më shumë në këtë përballje, por u pa mirë se Mati është i uritur për suksese dhe fitore, ndërsa që Mojica jasht formës së tij për tu përballur me një kontender i cili gjithnjë e më shumë po i afrohet kreut e boksierëvë më të mirë në botë.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.