Anulohet meçi Seferi vs. Suda
1 min readЁshtë anuluar meçi i shumë pritur ndërmjet boksierit tonë Nuri Seferi dhe çekut Lubos Suda. Arsyeja e këtij anulimi vjen pasi Nuri Seferi ka pasur një lëndim të muskujve të barkut, gjë që nuk ka edhe shumë kohë për të sanuar lëndimin.
Lajmin ekskluziv e bëri për Kosova Boxing vetë boksieri Nuri Seferi i cili ishte mjaft i dëshpëruar. “Të them të drejtën ndihem mjaft keq, pasi dëshira e ime është e kahmotshme të boksoj me Lubos Suda, por edhe kësaj radhe për shkak të lëndimit të papritur unë duhet të anuloj këtë meç” tha Seferi.
Lëndimet e shumta boksierin tonë e kanë përcjellur gjatë vitit të kaluar pasi Seferi pati edhe ndërhyrjen kirurgjike në këmbë duke u rikthyer me shumë suksesë në ring. Ndërsa kësaj radhe Nuriu përballet me një lëndim të muskujve të barkut. “Kam qenë i përgatitur maksimalisht për këtë meç por ja tani më shfaqet ky lëndim u muskulit të barkut gjë që mjekët më sygjeruan të rrijë larg palestrës për 4 javë, gjë që ishte e pamundur për të boksuar me Suden” theksoi Seferi për Kosova Boxing.
Artan Vërbica
17 Dhjetor 2012
Pershendetje per redaksine dhe Nuriun.
Kete duel e kemi prite me padurim per te pare idhullin tone kah perparon drejt titullit kampion bote. Beni te pamunduren dhe mos e largoni kete duel, besoj se vllau i Nuriut, Seferi eshte edhe me i uritur per Lubos Suden, i cili nga deshira per tu perballe me Nuriun ne nje te ardhme te afert shume lehte do te pranoi per kete moment duelin me Sefer Seferin, ku jam i bindur se edhe Seferi do ta mund Lubos Suden dhe kjo do ti ndihmonte shume per ngritje ne ranglisten botrore.