Mër. Kor 8th, 2020

Andre Ward ishte gjeni i boksit

3 min read

Përgatiti:
Artan Vërbica
19 qershor 2020


Në dy dekadat e fundit vazhdimisht spekulimet rreth boksierit më të mirë është bërë ndërmjet Floyd Mayweatherit dhe Manny Pacquiaos, duke i anashkaluar disa të tjerë. E njëri ndër ta është Andre Ward i cili dominoi kategorinë super të mesme e pastaj u shqua edhe në gjysmë të rëndën. Për shumë kend Andre Ward do të meritonte statusin apo respektin e njejtë si njëri ndër boksierët më të mirë të kohës, gjë që e meriton.

Po cili ishte Andre Ward me të vërtetë? Ai ishte dëshmuar duke e bërë njëri ndër boksierët më komplet që e kishte bota e boksit modern.

E filloi boksin në moshën 10 vjeçare. U shpall kampion i Amerikës me 2001 dhe 2003. Fitoi medaljen e artë olimpike me 2004 në Athinë të Greqisë. Zhvilloi gjithsejt 120 meçe amatore me bilanc të shkëlqyeshëm, 115 fitore – dhe vetëm 5 humbje. Pra, ai hyri në boksin profesionist me një bagazh të pasur dhe i pjekur për sfidat që do ta presin në boksin profesionist.

Cila ishte arma më e fortë e Ward-it? Këtë pyetje shumë herë njerzit i bëjnë vetës! Ward i kishte të gjitha. Do ti rreshtojmë të gjitha armët e forta që kishte, një nga një, tiparet në ring dhe jashtë tij që e bënën atë të jashtëzakonshëm.

Personalitet: Ai kishte mentalitetin fitues, zgjuarsinë, intelegjencën, diciplinën, si në ring ashtu edhe jasht tij. Qëndrimin e një personaliteti të matur si me media, si me kundërshtar dhe poashtu në jetën personale. Ai nuk pati asnjëherë ndonjë aferë duke qenë i matur me publikun çdo herë, duke qenë poashtu person familjar.

Shquhej për kualitet e tij: Kualiteti i tij si boksier shquhej poashtu duke pasur “Winner Head” kokë fituese, pastaj direkti i majtë, clinchi apo kapja, që ishin elementi më i mirë i tij. Ai diti të transmetoj luftën e tij kundër çdo kundërshtari.

I menqur: Menquria e tij kaloi çdo parashikim, duke ditur në momente të duhura me kend të boksoj dhe hapin e duhur se cilin ta bëjë. Ai mposhti më të mirët e kohës një nga një në kategorinë super të mesme duke fituar titullin meritor dhe turneun “Super Six – Super Middleweight”. Ward gjatë kësaj periudhe mposhti gjashtë kampion të botës që dyluftonin për më të mirin, Chad Dawson, Carl Froach, Arthur Abraham, Sakio Bika, Allan Green dhe Mikael Kessler.

Priti momentin vendimtar për rikthim duke ditur edhe cakun e duhur: U penzionua në fund të vitit 2013 për t`u rikthyer pas dy vitesh me 2015 por kësaj radhe në një kategori më lartë, atë gjysëm të rënd. Ai parashikoi aftësit e tij se sikur në kategorinë super të mesme ashtu edhe në kategorinë gjysëm të rend duke mbizotruar. Dhe ia arriti brenda dy viteve u shpall mbret edhe i kategorisë gjysëm të rend duke mposhtur deri atëhere të pathyeshim, rusin Sergey Kovalev. Kovalevin e mposhti dy herë. Me këtë triumf Ward hyri në analet e boksit botëror duke qenë njëri ndër boksierët më të mirë të gjitha kohërave.

Pas këtij triumfit kundër Kovalev, ai u penzionua sërish duke qëndruar si kampion i vërtetë. Gjatë karrierës së tij profesioniste, Ward mposhti shtatë kampion të botës.

Të gjitha tiparet e tij, triumfet e bëjnë atë më shumë se boksier, idol i rinisë, idol sportit në përgjithësi, aktor duke e bërë gjeni të boksit dhe sportit. Ward gjatë karrierës së tij zhvilloi 32 meçe në boksin profesionist, të gjitha fitore, 16 me KO. Mbylli karrierën duke mbetur i pamposhtur si kampion i padiskutueshëm botëror në dy kategori – Super të mesme dhe gjysëm të rënd, suksesë i jashtzakonshëm.

Në vitin 2014 e takova në Sharaton Hotel në New York. Ai kishte vendosur të kthehej boksit. E pyeta për rikthimin, mu përgjigjë: “Po kthehem, për ta sfiduar vetën edhe në kategorinë gjysëm të rënd”. Ishte shumë i afërt, me afërsin dhe thjeshtësin e tij më bëri ta adhuroj edhe më shumë. Ky ishte Andre Ward.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.