RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Andre Ward dhe Allan Green takohen nesër

2 min read

Andre Ward 21-0-0 (13 KO) dhe Allan Green 29-1-0 (20 KO) do të takohen këtë të shtunde me 19 Qershor, në kuadër të xhiros së dytë të turneut “ Super Six Super-Middleweight”. Andre Ward në xhiron e parë pat mposhtur danezin, Mikkel Kessler me TD 11 duke dominuar plotësisht ndaj tij, ndërsa tani e pret një punë e vështirë kundër amerikanit Allan Green cili do të ketë luftën e tij të parë në turneun “Super Six Super-Middleweight” pas tërheqjes nga Jarmein Taylor. Green do të sprovohet për herë të parë me një kundërshtar të fortë siç është Andre Ward dhe ky duel është mjaft i rëndësishëm për te. Dueli do të zhvillohet në Oracle Arena në Okland në Oklahoma të Kalifornisë. Kjo është një përparsi e vogël për Green pasi bokson në vendlindje dhe do të ketë përkrahje nga bashkqytetarët e tij, mirpo kjo edhe nuk luan rol të madh pasi edhe Ward është amerikan dhe ka eksperiencë të bollshme si në boksin amator ashtu edhe në atë profesional. Andre Ward, kampioni olimpik me 2004 në Athinë në kategorinë gjysmë të rënd ka rast që të shënoj fitoren e dytë në kuadër të turneut “Super Six Super-Middleweight” dhe kualifikohet në gjysmë finale të turneut.

Kosovaboxing.org do t`ju sjell raportin komplet rreth kësaj lufte që do të jetë mjaft e paparashikueshme sa i përket fituesit. Pas këtij dueli do të kemi edhe pasqyren reale pas xhiros së dytë dhe cilat do të jenë gjasat për kualifikim për gjysmëfinale pas xhiros së tretë.

Artan Vërbica
18 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.