RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Analizë: Tyson Fury u dëshmua sërish

3 min read

Artan Vërbica
4 dhjetor 2018

Me performancën e treguar të shtunën mbrëma Tyson Fury edhe një herë ka dëshmuar superioritetin e tij të një kampioni të vërtetë. Me gjithë ato probleme jetësore, varrësia nga kokaina, alkoholi, mbipesha, ai arriti të rikthehet pas dy vite e gjysmë në një meç të madh duke mos pësuar duke treguar se sa i fortë është.

Kur kisha deklaruar disa muaj më parë por edhe më shumë miq dhe adhurues të boksit se Fury nuk do të pësoj dhe do të jetë më i mirë se Wilder, shumë më kishin paragjykuar. Me të vërtetë edhe vetë isha skeptik se si do të ishte Fury në një duel të madh kundër Wilder, por duke ditur aftësit e tij, besoja në te dhe kjo doli ashtu siç kisha deklaruar. Nuk desha ti jap më shumë se sa duhej efori kësaj, por prapë se prapë kisha të drejtë kur theksova se gjasat do të janë 50-50. Nuk do të dyshoja po ky meç të zhvillohej dy apo tre vite më parë ku Fury do t’ia prishte karrierën Wilderit, por kishte disa gjëra që te një sportist deshtëm apo nuk dëshirojmë ti pranojmë që lajnë pasoja. Por te Fury nuk pamë pasoja. Ai ishte i me të vërtetë madhështor duke dëshmuar se është më i mirë se Wilder, duke u dëmtuar në rezultat sepse ishte më i mirë se Wilder.

Fury para se të boksonte me Wilder pati një betejë tjetër, më të vështirë. Ai pati përballjen me vet-vetën. Dyluftoi shprehitë e këqija, varrësinë nga kokaina dhe alkoholi. Pastaj mbipeshën që për një vit besoni apo jo, humbi 60 kilogramë. Dhe dëshira e tij për të qenë sërish kampion i botës erdhi duke mposhtur boksierin tonë Sefer Seferi dhe Francesco Pianetën. Pra Fury erdhi te dueli me Wilder edhe një herë për ti treguar botës se nuk ka përfunduar dhe që është prej më të mirëve në botë. Dhe jo vetëm këtë, ai më performancen e treguar dëshmoi edhe më shumë se është njëri ndër 50-boksierët më të mirë të gjitha kohërave në kategorinë e rënd. Ky është i madhi Fury. Ai tregoi edhe një fëtyrë tjetër kësaj radhe, të humanizmit. Parat e fituara nga ky meç 10 milion dollar i dhuroi për bamirësi për “Homeless-et”, apo të pastrehët dhe të varfurit.

Ky ështe Tyson Fury që dëshira e madhe e tij për tu rikthyer edhe një herë në jetë si ishte më parë dhe një kampion i madh i jep një porosi gjithë botës se çfarë duhet të jemi, pamvarsisht rrugëve të gabuara që çdo njeri mund të hasë, të gjitha tejkalohen me dëshirë dhe vullnet të mirë.

Revanshi Fury dhe Wilder pritet të ndodh me 2019. Pavarsisht se cili do të fitoj mund të fitoj edhe Wilder, por Fury i dha një mesazh gjithë botës. Por nëse shpallet edhe një herë kampion i botës ai i afrohet edhe më shumë të famshmëve të botës së boksit. Biografia e tij do të jetë aa e madhe sa që libri i tij biografik që një ditë do të botohet do të shitet me miliona kopje sa u shit e Muhammed Alisë dhe Mike Tysonit.

www.kosovaboxing.org 

1 thought on “Analizë: Tyson Fury u dëshmua sërish

  1. zotri artan verbica i respektoi parashikiemet e tua e qdo kujt tjeter por mundesisht shkruj ma shume per boxin se sa per veti se nuk eshte hera e pare qe lexoj komente t;illa nuk kalon dit qe nuk lexoj ne kosboxing jom adhurues i madh i boxit. Kom lexu informacione rreth boksierve shqiptar nga kosboxing qe nuk kan qen t;sakta. flm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.