RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Analizë: Strategjia dhe koncepti i gabuar ishin faktorë që Krasniqi humbi meçin

3 min read

Shkruan: Artan Vërbica

ERFURT, GERMANY - APRIL 22:  Arthur Abraham (L) of Germany and Robin Kraniqi of Germany exchange punches during their WBO super middleweight elimination fight at Messehalle Erfurt on April 22, 2017 in Erfurt, Germany.  (Photo by Martin Rose/Bongarts/Getty Images)

Atë që e kemi pritur nga Haxhi Krasniqi nuk është realizuar mbrëmë në Erfurt të Gjermanisë. Dueli kundër Arthur Abraham rezultoi me humbje dhe nuk ishte meç fatlum për ne. 

Strategjia e përgatitur e trajnerit të Krasniqit, Magomed Schaburow goditë dhe ikë funksionoi vetëm katër raunde. Ai nuk kishte e kishte planin B, që nëse kjo nuk funksionon atëhere të ndryshoj konceptin e zhvillimit të meçit nga Krasniqi. Atëherë kur më së shumti duhej të ngritej niveli i meçit dhe mbizotrimi, Krasniqi pësoi rënje, ndërsa Abraham ngriti nivelin duke dominuar raundet deri në fund. 

Është lehtë nga këndi ynë të komentojmë dhe të themi çfarë të dojmë, por të jemi real kemi pritur më shumë duke ditur cilësinë e Krasniqit, i cili është boksieri më i mirë shqiptar për momentin. Flasë në rolin e analistit se Schaburow qysh në fund të raundit të tetë apo të nëntë është dashur të kërkoj nga Krasniqi të jetë më ofanzivë duke ditur se në ato momente meçi u barazpeshua me pikë  dhe duhej të bëhej diferenca. Por, gjithçka shkoi huq, Abrahamit i lejohej nga Krasniqi të pushoj, ndërsa ai kishte lëvizje të pakontrolluara duke e lodhur më shumë vetvetën dhe meçi shkonte në dobi të Abraham i cili ngriste rezultatin raund pas raundi. 

Meçin Krasniqi e filloi mirë duke fituar raundin e parë. Raundi i dytë ishte më i barazpeshuar duke pasur goditje nga dy boksierët ku të dytë ishin të kujdesshëm, duke e vlerësuar si të barabartë. Në raundin e tretë Krasniqi sërish ishte më i mirë duke gjuajtur më shumë goditje duke fituar raundin. Në raundin e katërt Krasniqi zhvilloi raundin më të mirë në këtë përballje, ai me një direkt të majt dhe një kroshe të djathtë arriti ti dëmtoj arkadën e majtë të Abrahamit, ku shpresat për një fitore të Krasniqit tek ne shtoheshin. Në raundin e pestë rkthehet Abraham, i cili mori vetën dhe kuptoi strategjin e Krasniqit dhe nga ky raund deri në fund mbizotroi meçin duke e fituar me meritë. 

Kjo humbje nuk duhet ta demoralizoj Krasniqin. Ai boksoi në një nivel të lartë dhe kundër ish-kampionit botëror në dy kategori të ndryshme, një legjendë e madhe e boksit, jo vetëm gjerman por edhe atij botëror. Në fund mund të konkludoj se Krasniqi për shkak që nuk pat koncept të sakt në këtë përballje dhe një strategji të saktë e humbi meçin. Ky është mendimi im sa i përket këtij meçi. 

Përkundër humbjes, ne duhet të çmojmë të arrituarat e deritashme të Krasniqit. Ai ka ditur shumë herë të na gëzoj dhe të na bëjë krenar, prandaj mbetët njëri ndër boksierët më të mirë shqiptarë i të gjitha kohërave, duke shpresuar që kjo humbje nuk do t`a demoralizoj dhe të vazhdon të ndjekë ëndrrën e tij për tu kurorëzuar me titull të botës.

www.kosovaboxing.org
23 prill 2017 

3 thoughts on “Analizë: Strategjia dhe koncepti i gabuar ishin faktorë që Krasniqi humbi meçin

  1. Krasniqi është boksier cilësor, talent, vigjilent, punëtor por si duket për tu bere kampion bote po i mungon vetëm goditja e fuqishme. Mos te harrojmë se Krasniqi është ndesh me një kampion te vërtet i cili është ne gjendje te mposht çdo boksier te kësaj kategorie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.