Artan Vërbica
30 mars 2018

Këtë të shtunë në Kardif të Vellsit zhvillohet meçi më i mirë ndoshta i vitit dhe i gjithë dekadës në katergoinë e rënd ku do të ballafaqohen, britaniku Anthony Joshua dhe zelandasi Joseph Parker. Meçi do të jetë për titujt unifikues në tre versionet e ndryshme, WBA, IBF dhe WBO. Kosova Boxing ju sjellë një përmbledhje dhe një rrjedhojë që nga viti 2015 deri më sot se si arritën deri te majat këta dy kolosë.

Në vitin 2015 kur kampioni i padiskutueshëm botëror në kategorinë e rënd, Tyson Fury u tërhoq nga boksi aktivë, katër titujt botëror u ndanë në anë të ndryshme të botës. Amerikani Charles Martin në fillim të vitit 2016 fitoi titullin e kampionit të botës në IBF duke mposhtur ukrainasin Vyacheslav Glazgov me nakaut teknik në raund të tretë. Joseph Parker dyluftoi me meksikanin Andy Ruiz Jr me 2016 për titullin e kampionit të botës në versionin WBO duke e mposhtur me vendim unanim. Tyson Fury pasi nuk boksoi revanshin me Wladimir Klitschkon, këtij të fundit iu dha titulli në mbajtje titulli i kampionit të botës në WBA, ndërsa titulli i WBC-së mbahej nga Deontey Wilder që e kishte fituar me 2015. Pra, bota kishte 4-kampiona të botës, por mungonte kampioni i padiskutueshëm botëror. Asnjëri nga këta kampion të botës nuk u morë incijativë e shpejtë për të unifikuar titujt, sidomos mungonte incijativa nga Wilder i cili ishte një hap para tyre por që akoma nuk e kishte guximin të bëjë një gjë të tillë. Wilder-in akoma nuk e kemi pa për tre vite e më shumë të marrë një inciativ të tillë. Por, ajo që pritej të bëhej nga Wilder, e bëri Anthony Joshua. Ai fillimisht sfidoi kampionin e botës në IBF, Charles Martin duke e nakautuar në raund të dytë. Dy herë e mbrojti titullin IBF mbrenda vitit 2016 për ta sfiduar Wladimir Klitschkon kampionin e botës në WBA. Klitschko dominoi kategorinë e rënd në dekadën e fundit. Disa e kritikuan Joshuan se nuk është i gatshëm për një luftë të madhe me Klitschkon, por ai i vërtetoi të gjithëve se me të vërtetë jo rastësisht është kampion i botës. Joshua në një dramë të vërtetë mposhti Wladimir Klitschkon me nakaut në raund të njëmbëdhjetë. Joshua bëri për veti dy brezat e kampionit të botës, atë të WBA dhe IBF. Pas këtij triumfi madhështor Joshua mbrojti titujt e botës në WBA dhe IBF duke mposhtur franqezin Carlos Takam me ndërprerje në raund të dhjetë. Joshua dominonte meçin por dueli u ndal në mënyrë të panevojshëm i arbitrit në ring. Joshua sulmoi franqezin, por Takam ishte i denjë të vazhdoj dhe pa asnjë kuptim meçi u ndal. I gjithë ky skenar i panevojshëm u bë për shkak që Joshua të barazoj rekordin e të madhit Mike Tyson, 20 fitoret e para, 20 me nakaut.

Shkëlqimi dhe reputacionit i Joshuas u rritë edhe më shumë kur ai menjëherë pas kësaj fitore i ofroi meç amerikanit Doantey Wilder për unifikimin e titujve, por që Wilder refuzoi duke zgjedhur kubanezin Luis Ortiz. Joshua nuk u ndal, dëshiroi zelandasin Joseph Parker, kampioni tjetër botëror në versionin WBO. Parker e pranoi dhe marrëveshja u arritë që dy boksierët të boksojnë me 31 mars në Kardif të Vellsit.

Por cilat janë gjasat. E gjithë bota kanë një simpati për Joshuan dhe favorizojnë britanikun, por pak e njohin cilësit e Parkerit. Parker nuk do të jetë kafshatë e lehtë për Joshuan, ndoshta do të jetë kafshatë aq e madhe sa që mund ti mbetët në fytë. Por, si do që të jetë Joshua si një kampion i vërtetë nuk po i anashkalon kampionët dhe sfiduesit më të mirë, në kohën më të mirë.

Fituesi është mjaft vështirë të përcaktohet. Joshua në 20 meçe të deritashme ka shënuar të gjitha fitore, të gjitha me ndërprerje, por Joshua ka mposhtur vetëm dy boksier kulmorë që mund të konsiderohen boksier klasi botëror, Dyllian White dhe Wladimir Klitschko-n.

Por cili është Joseph Parkar! Zelandasi njësoj si Joshua njeh vetëm fitoret, 24 meçe, të gjitha fitore, 18 me ndërprerje. Nëse i analizojmë se me cilët kundërshtar janë përballur Joshua dhe Parker, del të jetë Parker më i suksesshëm. Ai titullin e kampionit të botës e fitoi kundër meksikanit Andy Ruiz Jr që ishte favoritë ndaj Parker, i cili para se të përballet me Parker kishte bilanc prej 29 fitoresh (19 KO). Parker e mposhti me vendim unanim pas 12 raundeve duke fituar titullin e kampionit të botës që ishte vakant në versionin WBO. E mbrojti titullin sukseshëm dy herë kundër romunit Razvan Cojanu (16-2-0, 9 KO) duke e mposhtur me vendim unanim dhe më pastaj duke udhëtuar në Britani të Madhe në Mançester duke mposhtur vendasin Hughie Fury (20-0, 10 KO) kusheririn e Tyson Fury-t me vendim unanim. Pra, Parker ka mposhtur emra të mëdhenjë edhe si Kali Meehan (TKO 3), Alexander Dimitrenko (KO 3), Jason Patteway (KO 4), etj.

Mbrëmja e 31 marsit do të na jap kampionin e vërtetë botëror. Të dy boksierët do të kanë rastin e tyre, mendoj se do të triumfoj ai i cili është më i vëmendshëm, më i qetë dhe më i koncetruar. Do të rezultoj çasti dhe qetësia shpirtërore. Gjasat në këtë meç do të janë 50-50. Pse themë 50-50, sepse Joshua do të jetë më në presion, ndërsa Parker do të mundohet të arrijë atë që askush nuk e ka bërë nga Zelanda e Re.

www.kosovaboxing.org