RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Analizë: Pse po nxiton Shefat!

2 min read

Lajmi i bërë i ditur se boksieri ynë Shefat Isufi do të boksoj për titullin e kampionit të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO, kundër Billy Joe Saunders me 13 prill në Wembley të Londrës na befasoi duke mos e pritur një gjë të tillë, dhe për ne ishte befasi.

Saunders (27-0, 13 KO) i pamposhtur dhe i frikshëm për çdo kundërshtar pritej të mbroj titullin e kampionit të botës në kategorinë e mesme aty ku pritej të boksonte kundër amerikanit Dimitrius Andrade, por në momentin e fundit vendosi të kaloj në kategorinë super të mesme. Kjo ishte befasi! Ishe e papritur, pasi Saunders ka dy-tre vite që kërkon ballafaqimin me fituesin e duelit Canelo dhe Golovkin, por këta dy të fundit iu shmangën duke dituar kualitetin e britanikut. E gjithë bota dëshironte të shoh Saundersin kundër më të mirëve në kategorinë e mesme, por ja që kjo tani duket e vështirë pasi ky i fundit e ndëroi kategorinë.

Dhe së fundi vjen lajmi bomb-bastik për ne, ndeshja me boksierin tonë Shefat Isufi. Çka të themi! Lajm i mirë apo i keq, shumë e vështirë të theksohet për shumë arsye. Mendoj se Shefati nuk e ka eksperiencën e duhur të boksoj me një boksier të këtij llojë kalibrit, ndërsa gjasat për fitore janë shumë të vogla, mos të themi zero…..Eksperienca dhe fitoret e mëdha të Saundersit ndaj David Lemiux – UD 12, Ande Lee – MD 12, Chris Eubank – SD 12 dhe Emanuele Felice Blandamura – KO 8, tregon se sa i fuqishëm është Saunders që ka mposhtur shumë kundërshtar të denjë, e pyetja ime do të ishte sa ka pasur Isufi kundërshtar të tillë për të krijuar eksperiencën për t`u përballur me Saunders.

Isufi (27-3-2, 20 KO) deri më tani nuk ka triumfuar kundër ndonjë boksieri me namë që ne të kemi ndonjë shpresë për ndonjë rezultat pozitivë. Ndoshta vetëm fitorja ndaj peruanit David Zagarra me 2017 mund të vlerësohet lartë, por jo të tjerat.

Gjithsesi shprehim mendimin tonë duke dëshiruar një rrugë tjetër të suksesit për Shefatin, një rrugë më të lehtë për te, por nxitimi i tij mund të jetë ndalje e keqe e rrugëtimit të tij. Ne i dëshirojmë nga zemra triumfin e titulli të botës.

Artan Vërbica
19 shkurt 2019

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.