Foto: Ed Mulholland 

Artan Vërbica
4 qershor 2019

Ngjarja e fundit që ka ndodhur në fundjavën që lam pas ndërmejt Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr ka pikëlluar pjesën më të madhe të botës, dhe në njërën anë ka gëzuar kombin meksikan duke pasur për herë të parë kampionin e parë botëror në kategorinë e rënd.  E gjithë kjo për faktin se bota e boksit është befasuar me këtë humbje të papritur nga britaniku Joshua. Jo vetëm nga kombi britanik por nga gjithë Bota, Joshua shihej si një burrë i vërtetë i cili do të krahasohet me legjendat më të mëdha botërore të gjitha kohërave, por kjo tani vihet në pikë-pyetje se a do të mund t`a realizoj. Boksi botëror humbi shumë me 1 qershor. E themi humbi, sepse i gjithë plani global, i gjithë projekti madhështor që do të sjelltë spektakle të mëdha shkoi huq dhe tani gjithçka do të jetë në pikë-pyetje pas kësaj disfate.

Ruiz Jr duhet ti ipet respekti dhe fitorja e tij nuk është e rastësishme, por jemi më mëdyshje se a do të mund Ruiz Jr të vazhdon atë që Joshua e kishte filluar katër vite më parë, unë nuk e besoj. Ruiz Jr do ta ketë mjaft të vështirë në revansh kundër Joshuas, gjë që është në klauzolë të kontratës dhe duhet patjetër të boksoj me Joshuan. Nëse fiton Joshua do të marrë disa duele më të lehta duke kërkuar rikuperimin që duhet ta pranojmë se do të lë pasoja dhe do të ishte normale dhe e pritur. Nuk do të kemi edhe për një kohë përballjen me Tyson Fury apo Doantey Wilder.

Pse pësoi Joshua? Pyetje që kam pranuar me qindra nga adhurues të mi këto ditë. Kam pritur disa ditë për të ardhur me një hipotezë, e para ishte kjo. Joshua shumë i ri fitoi titullin e botës si 26-vjeçar. Fama e tij e madhe që mbushte stadiumin Wembley dhe arenat tjera britanike me përplot shikues përmbi 100.000 shikues duke rritur numrin e madh të shikuesve nepër botë, bëri atë shumë të kërkuar. Ai u bë i dashur për të gjithë, ndër 10-sportistët më të adhuruar dhe të kërkuar në botë. Joshua fitoi nga meçi në meç shuma maramendëse milonshe. E fundit që fitoi kundër Ruiz ishte 22 milion dollar, ndërsa në gjashtë meçet e fundit dhe nga marketingu botëror ai inkasoi afër 200 milion funta angleze. Me 28 vjet u bë mbret i boksit kur mposhti Klitschkon dhe nga ajo kohë u kërkua që vazhdimisht të jetë edhe më i mirë e kjo dihet se sa e vështirë është. Fakti i fundit tregon edhe admirimin e amerikanëve duke e kërkuar përtej Atlantikut dhe fitimi i madh qindra milionshe nga televizioni tashmë në treg i dëshmuar DAZN. E gjith kjo mendoj ishte një presion i madh për te kur dihet që Joshua akoma dukej një djal i butë i dashur dhe i paprishur. Kjo ka bërë që nga ky presion të pësoj. Unë konkludoj se ai nuk u mposht nga Ruiz Jr, por ai pësoi nga vetë-vetja që nuk arriti këtë famë ta kontrolloj.

Por nga burimet e Kosova Boxing vijn disa lajme të tjera. Joshua ishte i sëmurë para meçit. Ai kishte kokëdhimbje të madhe dhe nga ekipi i tij dhe familja u sugjerua që të anuloj përballjen, por si duket ishte këmbngulja e promoterit Eddie Hearn dhe vetë Joshuas se dëshiron të paraqitet. Ai u vonua qysh në fillim të defilimit me dy minuta vonesë. Hyrja e tij në ring tregon më së miri se ai ishte në presion të madh gjë që nëse shikohet përsëri xhirimi i meçit që nga fillimi Joshua si asnjëherë më parë dukej i nërvozuar, në siklet dhe gomën në gojë mezi po e mbante. Njëri nga trajnerët prapa i bënte masazh prapa që kjo dukuri nuk ishte parë më parë tek Joshua.

Dhe ndodhi çka ndodhi, Ruiz Jr bëri befasinë që askush se kishte pritur, ndërsa Joshua si një kampion i vërtetë e pranoi humbjen duke i uruar fitoren.

Por një reagim në kamera u pa nga babai i Joshuas, Robert i cili pas meçit iu vërsul promoterit Eddie Hearn ku pamjet tregojnë se ai u mbajt nga Anthony, por aty afër ishin edhe sigurimi për të eskaluar çdo problem rreth këtij incidenti. Aty për aty nuk u dëgjua asgjë, por më pas Kosova Boxing mëson dhe kishim pranuar një shkrim se çka me të vërtetë kishte ndodhur. Sipas babait të Joshuas, Robertit, “Joshua kishte pësuar Panic Attack para përballjes” dhe ai i kishte kërkuar promoterit Hearn të anulon meçin.

Eddie Hearn për gazetar kishte deklaruar se nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtij incidenti. Ai theksoi se është normale ku babai i Joshuas u tregua emocional rreth humbjes së djalit të tij.

Por, akoma asgjë nuk ka diçka zyrtare rreth kësaj qeshtje, por diçka me të vërtetë kishte ndodhur atë mbrëmje. Mbetët të vërtetohen shumë gjëra.

www.kosovaboxing.org