RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Analizë: Pse humbi Gjergjaj?

4 min read

Shkruan: Artan Vërbica

111Prishtinë, 24 maj 2016 – Dueli i zhvilluar në fundjavën që e lamë pas në O2 Arena në Londër, ndërmjet Arnold Gjergjaj dhe David Haye nuk kaloi ashtu siç e kishim menduar. E kemi ditur se Gjergjaj do ta ketë të vështirë kundër Haye, mirëpo se do të fitoj Haye aq lehtë nuk e kishin besuar as ekipi i tij dhe as vetë Haye, i cili një ditë para në peshime ekskluzvisht për Kosova Boxing theksoi se pret një përballje të fortë.

Por, çdo gjë shkoi keq për boksierin tonë në mbrëmjen e 21 majit, që duhet të pranoj që tre ditë jam duke menduar pse erdhi deri tek ky debakël!

Kur u kumtua lajmi me 27 mars se dueli ndërmjet David Haye dhe Arnold Gjergjaj do të zhvillohet me 21 maj, të gjithëve na gëzoi. Dhe të jemi të sinqertë të gjithë besuam pak, edhe pse kishte skepticizëm se si do të dukej Gjergjaj kundër boksierit më atraktiv botëror në 20-vitet e fundit pas Mike Tysonit, sepse Haye ishte kampioni unifikues botëror në kategorinë kruzer dhe kampion botëror në kategorinë e rënd.

29 fitore (21 KO) na ipte një pikë shpresë se Gjergjaj ka potencial ti kundër vihet Haye-t. Kishte shumë spekulime, shumë fjalë nga shumë njerëz se a do të duhej të ndeshet Gjergjaj me Haye, dhe a është i gatshëm, por unë personalisht mendoj se ishte momenti i duhur që Gjergjaj të boksoj me dikend të mirë. Pra, Gjergjaj bëri mirë sepse mosha e tij 32-vjeçare, pjekuria dukej të ishte në moment të duhur dhe mirë bëri që pranoi përballjen me Haye, por asnjëri nga nuk e kishim pritur atë që do të ndodh, një zhgënjim i tillë nga boksieri ynë.

Pse erdhi ky debakël?
Unë fajin kryesor ia drejtoj vetë boksierit Arnold Gjergjaj, bashkpuntorëve të tij, dhe trajnerit dhe menaxherit të tij Angelo Gallina. Sepse, është pikërisht vetë Gjergjaj që gjatë gjithë këtyre 7 viteve, fatin e tij e la në dorë të Gallinës. Menaxheri dhe trajneri i tij, Gallina asnjëherë nuk e lejoi dikend të hyjë nga jashtë ti ndihmoj Gjergjajt. Unë personalisht kam qenë afër Gjergjajt në pesë vitet e fundit, duke përcjellur nga afër 10 meçet e tij, dhe vetë Arnoldit, vëllezërve të tij, por edhe vetë Gallinës i kam sygjeruar që duhet një stafë më i madh nëse dëshiron të synoj botën e boksit botëror, por kjo si duket asnjëherë nuk iu kanë lanë përshtypje, ku fati i Gjergjajt ka vazhduar të mbizotrohet nga Gallina dhe erdhi kjo humbje e dhimbshme.

Para një viti ishte në konsulltime edhe me ikonën e boksit tonë Luan Krasniqi, që karriera e tij të merr një kahje tjetër, por as këshillat dhe sygjerimet e Krasniqit nuk u morën seriozisht.

E theksuam me lartë datën 27 mars ku ky duel do të bëhej zyrtarë, dhe kontrata ndërmejt Gjergjaj dhe Haye u nënshkrua me 1 prill, tani më çdo gjë ishte zyrtare. Edhe pse ekipi i Gjergjaj kishte kohë më parë që e dinte se ishte afër marrëveshjes, ata u dukën jo-profesional. Së pari stërvitjet në vend se të zhvillohen në ndonjë epiqendër të Evropës apo Amerikës, Gjergjaj u përgatitë në Basel. Motivimi dhe eksperiencë do të ishte krejt ndryshe po të stërvitej në ndonjë vend tjetër. E dyta, Gjergjaj nuk kishte sparring partner të duhur, kishte disa nga Rusia, Ukraina, dhe nga Evropa Lindore, por jo të kalibrit të Haye-t. Pastaj vendosi që të përgatitet sërish me trajnerin e tij, që është i pa përvojë në këtë rast, Angelo Gallinën. Është dashur të marrë një trajner special për këtë përballje. Dhe e fundit, a nuk menduan asnjëherë me i bërë vetës pyetjen, se me kend po kemi punë, duke ditur kush është David Haye, njeriu që ka shkruar faqet me të bukura në historinë e boksit bashkohor.

Thjesht mundemi të theksojmë çka të dojmë, por humbja e tij na ka prekur të gjithëve, por të shpresojmë që kjo humbje të jetë mësim i mirë, dhe të shohim sërish Gjergjajn në ring, por me një ekip tjetër profesional. Njësoj ka humbur edhe Wladimir Klitschko në vitin 2003 nga Corrie Sanders, por është rikthyer dhe ka arritur të fitoj sërish titullin e kampionit të botës.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.