RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Analizë: Mayweather vs. Pacquiao

3 min read

Shkruan: Artan Vërbica

IMG_8764Las Vegas, SHBA, 1 maj – Kanë mbetur më pak se 48-orë deri te meçi i shekullit ndërmjet Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao. Ky meç do të jetë i paparashikueshëm sa i përket fituesit, duke ditur vlerën e dy boksierëve.

Suksesi i dy boksierëve në 15-vitet e fundit bënë të kuptojmë se dy boksierët janë këtu duke e shëndruar këtë përballje më të shtrenjtën në histori të boksit me përfitim që i është afruar fitimit një miliardë dollar . Njëri është i pamposhtur në 47-meçet e tij profesioniste, ndërsa tjetri është zgjedhur boksieri më i mirë i dekadës së fundit 2000-2010. Pesë vite është dashur që ky meç të realizohet duke pasur shumë spekulime, dhe anashkalime. Mayweather ka akuzuar Pacquiaon se ai përdor mjete të ndaluara stimuluese, ndërsa që Pacquiao e ka quajtur frikacak. Por, te dytë rrugëtimin e tyre e kanë vazhduar dhe i erdhi fundit që këta dy kolosë të përballen mes veti me 2 maj në MGM Grand Casino, Las Vegas.

Cili do të jetë  fituesi? Është shumë e vështirë të parashikojmë, por do të japim një mendim. Mayweather në meçet e fundit ka treguar shumë pjesë mbrojtëse apo defanzive. Edhe pse shumë e kanë e konsideruar këtë menquri dhe veprime të tilla dhe interesante, Mayweather nuk ka qenë shumë eksploziv sikurse në meçet e kaluara. Ndërsa Pacquaiao nuk ka ndryshuar shumë, vetëm se duket se edhe këtij i ka humbur energjia e fuqisë për të goditur fortë. Kemi qenë dëshmitar kur në meçin e fundit me Chris Algeri, amerikani ka qenë gjashtë herë në dysheme dhe nuk ka përfunduar. Ndoshta edhe mosha e tyre tani, Mayweather 38-vjeçar dhe Pacquiao 36-vjeçar e ka bërë të vetën, por kjo do të shihet me 2 maj se kush është më i miri. Personalisht mendoj nëse Mayweather do të mbrohet si në meçet e fundit, do të pëson. Ndërsa nëse Pacquiao arrinë ta shfrytëzoj shpejtësin dhe formulën ndaj tij me 200-goditje në raund, do të jetë fitues. Por, duhet të theksuar se Mayweather dinë shumë mirë të thejë psiqkën e çdo boksieri dhe nëse arrinë këtë ndaj Pacquiaos, atëhere ky do të jetë fitues. Gjasat janë 50 me 50.

Analistët, eksperët dhe gazetarët favorizojnë Mayweatherin, ndërsa boksierët, ish-boksierët Pacquiaon për një arsye. Mayweather është shumë propotent dhe ai e ka quajtur vetën boksierin më të mirë të gjitha kohërave dhe atë edhe më të mirë se Muhamed Ali, dhe kjo nuk ju pëlqen shumë kujt, prandaj shumë armiq Mayweather ka krijuar në këto vite.

Edhe një gjë do të doja të theksoja, se ky meç do të ishte shumë më mirë të zhvillohej dy apo tre vite më parë ku dy boksierët kanë pasur kapacitetin e tyre 100%.

Gjasat janë 50-50, le të fiton më i miri…

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.