RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Analizë: Krasniqi do t`a nakautoj Doberstein-in

2 min read

Nga: Artan Vërbica

Foto: Eroll Popova

Haxhi Krasniqi 4Dueli i shumë pritur ndërmjet Haxhi Krasniqit dhe Jueregen Doberstein këtë të premte është duke u pritur me padurim nga gjithë spektatorët e boksit. Krasniqi ka gjashtë muaj që ka pritur këtë rast historik dhe nuk ka lënë mangu asnjë gjë për momentin e duhur, ndërsa që Jueregen Doberstein si duket këtë meç nuk e ka marrë seriozisht, pasi burime të mbrendshme të Kosova Boxing zbulojnë që Doberstein është në mbi peshë për 3 kg më shumë dhe deri te matja zyrtare e sotme ai do të duhej të humb peshën, që do të thotë në meç kundër boksierit tonë nuk do të ketë forcën e duhur.

Kundërshtari si Juregen Doberstein i përshtatët Krasniqit. Dhe këtë Krasniqi e din mjaft mirë ku do ta ndëshkoj nesër mbrëma. Janë disa tipare të Krasniqit që do ti ndihmojnë: Shpejtësia, goditijet kombinative, direkti dhe aperkati i djathtë i Krasniqit që do ti japin fitoren atij. Doberstein ka vetëm dy përparsi, trajnerin ndoshta më të mirin në Evropë për momentin Artur Grigorian dhe bokson si vendas në vendin e tij në Saarland. Por, kjo nuk do të ketë problem për Krasniqi. Ai tani më ka krijuar eksperiencën e meçeve të mëdha dhe kundër Doberstein do të hyjë me qëllimin e plotë, për fitore. Nga gjithë analiza ime, Krasniqi do të fitoj me ndërprerje në raundet e fundit. 

Bilanci i Krasniqi deri më tani është 45 fitore (17 KO) dhe 4 humbje. Ndërsa Doberstein ka 20 fitore (6 KO) dhe 2 humbje.

www.kosovaboxing.org
14 korrik 2016

1 thought on “Analizë: Krasniqi do t`a nakautoj Doberstein-in

  1. Shpresojme shume ne fitoren e Krasniqit, faleminderit qe po na mbani te informuar per meçet e bokisereve shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.