Artan Vërbica
18 nëntor 2018

Dessau, Gjermani, 17 nëntor 2018 – Robin Haxhi Krasniqi ka arritur të mbroj titullin e kampionit evropian në versionin EBU kundër spanjollit Ronny Landaeta duke triumfuar me vendim unanim pas 12-raundeve.

Të tre gjyqëtarët i dhanë fitoren boksierit tonë duke e vlerësuar fitoren e tij të thellë. Italiani Massimiliano Bianko me 116-110, belgu Hugues Hellebaut me 116-111, ndërsa rusi Roman Petrov me 120-107.

Fitorja e Krasniqit vlerësohet e madhe. Ai pati një kundërshtar të papërshtatshëm i cili ishte pa humbje në boksin profesionist. Ai pranoi rastin jetik për të boksuar me Krasniqin duke dashur të realizoj shancin më të mirë në jetë. Ndërsa për Krasniqin nuk ishte e lehtë, sepse kundërshtari i Krasniqit, gjermani Stefan Hartel u tërhoq një javë para meçit dhe gjithçka ndërroi për te. Kjo dihet te boksierët kur për një meç gjenden sparring partnerët e stilit të përafërt, pastaj koncepti, mënyra e stërvitjes, strategjia dhe tjerat gjëra që duhet ti ketë përballë. E kjo i ndërroi plotësisht, por fati ishte me te pasi u gjend një zavendësues që do të pranohet nga dy komisionet, ajo gjermane e versionit BDB dhe evropiane EBU. Krasniqi ishte i vendosuar, ai asnjëherë nuk deshi të anuloj përballjen edhe pse kjo dihet sa e rrëzikshme mundet të dal, por Krasniqi e deshi përballjen.

Krasniqi (49-5-0, 17 KO) nga fillimi pati meçin nën kontroll. Ai krijoi pikë të mjaftueshme nga raundi në raund duke krijuar epërsi të mjaftueshme në raundet e para. Duke kuptuar Landaeta (16-1-0, 10 KO) se është në disavantazh, ai në raundet e fundit ishte i rrëzikshëm, që ishte e kuptueshme. Krasniqi me menquri iu shmang luftës së afërt dhe nga raundi në raund mbante epërsin duke fituar në fund me meritë.

Duke analizuar këtë meç, Krasniqi bëri mjaftushëm duke kaluar një pëngesë. Ai suksesshëm mbrojti titullin e kampionit evropian duke vazhduar i qetë në etapën tjetër që do ta sjellë atë. Tri fitore me 2018 kundër polakut Bartolemij Grafka, rusit Stanislav Kashtanov dhe spanjollit Ronny Landaeta janë suksesë i jashtzakonshëm. Duke ia shtuar edhe fitoren e brezit më të çmuar evropian EBU dhe mbrojtur me suksesë. Krasniqi po e përmbyllë një vit të suksesshëm drejt koncetrimit për vitin 2019 që mund të sjellë për te mjaft mundësi.

Mesazhi im për te do të jetë, të vazhdoj të boksoj në këtë nivel, e kam fjalën në nivelin evropian për të mos nxituar të sfidoj sërish titullin e botës. Sigurisht që Hartel sërish do ti caktohet kundërshtar dhe kundër tij duhet ti dërgoj të gjithë kolegëve në SES Boxing se ai është më i miri për momentin. Njëkohësisht nëse i vije rasti edhe kundër gjermanëve tjerë si Jurgen Brahmer, Tyron Zeuge, etj, Krasniqi duhet tju dalë përballë. Me plot përgjegjësi e theksoj se Krasniqi është numri një në kategorinë super të mesme në Gjermani. Dhe të jesh i pari në Gjermani është diçka madhështore sepse konkurrenca në Gjermani është mjaft e madhe. Ai këtë duhet ta dëshmoj me 2019. Por, nëse i vije ndonjë rast që nuk rezistohet duhet të mos e lëshoj, por jo modemos të kërkoj titullin e kampionit botëror. Krasniqi i qetë le të qëndroj dhe tani suksesi i tij i jep komoditet që nga lartë të analizoj mirë çdo variantë që do ti vije.

www.kosovaboxing.org