RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Analizë: Kosova dështoi plotësisht në kampionatin evropian

4 min read

Kristian Demaj dhe Naser ShalaPërfaqësuesja e Kosovës ka dështuar plotësisht në kampionatin evropian që po mbahet në Samokov të Bullgarisë. Kosova që u paraqitë me tre boksier, Armend Xhoxhaj, Fisnik Muharremi dhe Pirro Qunin. Të tretë u eliminuan në xhiro të parë, duke dështuar komplet si kombëtare.

Po përse?
Arsyjet janë të shumta, sepse e kemi cekur shumë herë që boksi i Kosovës nuk ka mision e për vizion mos të flasim. Tani Kosova nuk do të ketë asnjë përfaqësuesë në kampionatin botëror që do të mbahet në Katar nga data 5 tetor, ndërsa kreu i boksit kosovar olimpijadën do ta shikoj vetëm nëpërmjet TV-së.

Problemet e përfaqësueses sonë u shfaqën që para nisjes në Lojrat Evropiane në Baku, ku përzgjedhësi Xhevdet Peci dha dorëheqje në shenjë paknaqësie pasi vendin e tij e zuri Shefki Bogujevci, për shkak se Bogujevci posedonte licencë nga AIBA, ndërsa Peci, jo. Peci adresoi akuza të mëdha ndaj kreut të FboxK-së, duke kërkuar edhe kuvend të jashtzakonshëm. Por me tu kthyer ekspedita e FboxK nga Baku ai u pajtua me kreun dhe vazhdoi punën e përzgjedhësit. Kjo u shfaq si një lojë fëmijësh, “Po jap dorëheqje” apo “Po kthehem pasi jam penduar”. Kjo punë duket si fëmiju kur mashtrohet me ca karamele, dhe Peci vazhdoi punën. Por, më mirë do të ishte të mos kthehej dhe kredibiliteti i tij do të ishte më i madh dhe respekti poashtu. Tani pas këtij dështimi, sigurisht që ai duhet të jap dorëheqje sepse përzgjedhja e tij ka dështuar plotësisht dhe përgjegjësinë duhet dikush ta marrë përsipër.

Kur e cekëm që Kosovës i mungon misioni, atëhere del se Kosova dërgon boksierët vetëm për pjesëmarrje duke mos llogaritur asnjëherë rezultatet dhe arritjet që kanë arritur boksierët tanë. Poashtu përgaditjet i bërën në Prizren duke mos pasur as kushtet elementare e ndonje kamp të duhur, e mos të flasim për ndonjë meç kontrollues.

Kosova do të duhej që brenda tre deri katër vite të pëzgjedhin një elitë e boksierëve dhe të pritet rezultate për këtë periudh e jo mbrenda dy-tre muaj të kalkulohet me ndrrimin e boksierëve siç ndodhi kur u largua pjesëmarrësi në Lojrat Evropiane, Naser Shala pa asnjë arsye, ndërsa që u grumbulluan Pirro Quni dhe Fisnik Muharremi që dështuan me humbje me nakaut. I vetmi që do të mund të shpëtonte Kosovën do të ishte Armend Xhoxhaj, boksieri ynë më i mirë, por që këtij fati i mungoi në short ku ai u deshtë të boksoj me pretenduesin për medalje, britanikun Joshua Buatsi, të cilin e humbi, dy me një sipas vlerësimit të gjyqëtarëve.

Nuk kemi asnjë mendim të keq për Pirro Qunin dhe Fisnik Muharremin, por dy boksierët që u prezentuan në kampionatin evropian kanë qenë jo-aktiv gjatë vitit 2015, duke mos zhvilluar asnjeri më shumë se dy-tre meçe. E tani pyetja jonë sërish shkon tek kreu i FboxK. Ju lutem a mbani statistika a jo? Ju me dërgimin e tyre, i keni dëmtuar seriozisht karrierën e tyre, që dy boksierët tanë me tu kthyer kanë me mendu me braktisë boksin. Gjynah se si shuhen talentët tek ne, kur nuk logjikohen mirë se a janë të denjë e të përgatitur për një aktivitet të madh siç është kampionati evropian.

Pse u la jashtë Naser Shala? 
Këtë pyetje i kemi bërë trajnerit të Naser Shalës, Votim Zllapuzhanit. Ai theksoi: “Më kanë thënë që Naseri do të marrë pjesë në turneun Ahmet Komert në Turqi”, pa dhënë më shumë fjalë z. Zllapuzhani. Kjo tregon fare mirë se kush e udhëheq boksin e Kosovës, fatkeqësisht të paditurit dhe ata që manipulojnë me boksierët e Kosovës. Kosova Boxing nuk ka ndonjë boksier të privelegjuar këtu por ne flasim vetëm realitetin. Shala vitin e kaluar fitoi titullin si boksieri më luftarak i turneut “Gongu i Artë” në Shkup në një konkurrencë shumë të fortë. Shala ka qenë fitues në konkurrencën deri 64 kg edhe në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” vitin e kaluar. Shala për paraqitje të suksesshme në ring vitin që e lam pas, është renditur i dyti në listën e më të mirëve nga FboxK pas Armend Xhoxhaj. Denjësisht u paraqitë në turneun ndërkombëtar memorial “Vllaznia 2015” ku humbi me pikë nga reprezentuesi bullgar. Ayrin Ismetov, por që la gjurmë. Edhe në Lojrat Evropiane boksoi mirë ndaj franqezit Hassan Amzile ku humbi me rezultat 3 me 0, por që tregoi luftë të bukur edhe ndaj tij. Prandaj gjithë këto meçe, dhe gjithë kjo përvojë në garat ndërkombëtare, i teket dikujt në FboxK, dhe anashkalohet njëri ndër boksierët më të mirë që e kemi.

Nëse janë të ndergjegjshëm, jo vetëm përzgjedhësi Peci, por e gjithë kryesia e Federatës së boksit të Kosovës duhet të jap dorëheqje, sepse kanë ngulfatur boksin e Kosovës.

Artan Vërbica
10 gusht 2015

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.