RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Analizë: Klitschko apo Chisora fitues me 18 Shkurt ?

3 min read

Dy javë na ndajnë nga meçi Vitali Klitschko dhe Dereck Chisora, ku ky meç pritet me padurim nga gjithë spektatorët e boksit. Vëllezërit Klitschko më nuk mund ti quajmë jo kampion të vërtet, sepse në vitin që lamë pas, ata e dëshmuan një gjë të till duke treguar vetën. Vitali udhëtoi në Poloni ku mposhti Thomasz Adamek para 40.000 shikuesve polak, ndërsa Wladimir mposhti kërcnimin më të madh, kampionin botëror David Haye duke unifikuar titujt botëror, duke treguar botës se nuk janë rastësisht kampion bote. Tani në vitin 2012 sërish vjen një duel interesant, ai ndërmjet Vitali Kltschkos dhe britanikut Dereck Chisora, ku edhe ky meç do të sjell të veçantat e tij. Dereck Chisora ishte paraparë që vitin e kaluar të boksoj me Wladimir, por ky i fundit e anashkaloj duke unifikuar titujt me David Haye, dhe tash vjen një rast tjetër me vëllaun tjetër Vitalin. Dueli që do të zhvillohet në Mynih në Gjermani, nuk ka më mirë se si të filloj për një stinor që pritet të sjell të veçantat e tij. Disa spektator presin ndërprerjen e dominimit të Klitschkove, por disa dëshrojnë që Klitschkot të mbajnë ende fronin e mbretërve në kategorinë e rënd. Po shumë adhurues të boksit e pyesin vetëvetën e mund të ndalet Klitschko nga Chisora ? Kjo mbetet të shifet! Vitali ka mbushur të 40-at dhe po bokson ende në nivel të lartë, rasti i fundit ishte kundër Adamek. Por, nëse analizojmë Chisoran, ai humbi dy meçe vitin e kaluar, por u tregua gladiator i vërtet. Chisora humbi nga britaniku tjetër Tyson Furry me vendim unanim, por Furryt iu dha më shumë pikë nga gjyqëtarët pasi Furry është tipik anglez, ndërsa Chisora ka preardhje nga shteti afrikan që dikur ishte koloni angleze, Zimbabve. Ai u kthye nga ajo humbje me fitore ndaj Remigijus Ziausys, duke pranuar më pastaj ofertën për të boksuar për titullin e kampionit evropian ndaj Robert Helenius në Finlandë. Chisora prapë e dëshmoj vetën duke treguar luftë të fortë dhe duke u treguar panter i vërtet. Atij iu bë padrejtësi prapë ku dy gjyqëtarë vendosën për Helenius dhe një për Chisora. Të gjithë e panë se Chisora fitoi, por kjo ndodh kur bokson në ndonjë ring të huaj. Se Chisora nuk frikësohet nga askush e dëshmon fakti që pranoi të boksoj edhe ndaj Vitalit, e mbrëmja e 18 Shkurtit do të na sjell emocione. Ai paralajmëroi Klitschkon duke i thënë: “Unë do të ndaloj atë. E kam blerë një taksi të zi enkas për Klitschkon, për ta transferuar në frigorifer pas duelit” theksoi Chisora ditë më parë për mediat britanike. Ndërsa Klitschko duket i ftohtë si gjithnjë, duke thënë se edhe Chisora është kundërshtar si tjerët. “Kam respekt për te. Ai mposhti kampionin evropian Helenius, dhe është i respektuar. Nuk e kam zgjedhur rastësisht, sepse meriton të përballet me mua. Sa i përket fituesit, unë do të jam ai që fitoj, dhe Chisora do të ketë fatin si të tjerët” tha Vitali Klitschko.

Pas këtij dueli ku Vitali Klitschko beson në fitoren e tij, ai shpreson për një përballje tjetër, atë me David Haye. Kjo përballje pritet të zhvillohet ka fundi i vitit. Por çdo gjë do të varët nga fituesi i Klitschko dhe Chisora. Se a do të jetë Chisora njeriu i cili do të ndal njërin nga Klitschko, do të shofim me 18 Mars në Mynih.

Artan Vërbica
31 Janar 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.