Die. Gus 9th, 2020

Analizë: Kategoria super e mesme, aty ku mund të kemi kampionin e botës

3 min read

Përgatiti: Artan Vërbica
4 maj 2016

Super MiddleweightNga një analizë dhe vështrim i drejtpërdrejt mund të na jap një të dhënë se cila është kategoria më e favorshme dhe cilët boksier shqiptar mund të shquhen që më në fund ne si kombë të kemi një kampion bote, dhe del që mundësitë më të mëdha për të pasur një kampion të botës, është kategoria super e mesme.

Me përkushtimin më të madh këtë fundjavë kam përcjellur ngjarjet që kanë ndodhur në skenën e boksit ndërkombëtar të zhvilluar kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Atlantic City në New Jersey dhe Washington DC. Por, në interesin tim ishte skena e dueleve të zhvilluara në kategorinë super të mesme, aty ku ne shqiptarët mund të shpresojmë, pasi kemi dy boksier kulminantë në këtë kategori, Robin Haxhi Krasniqin dhe Naim Terbunjën.

Të premten 30 prill në Trump Taj Mahal në Atlantic City u zhvillua meçi ndërmejt amerikanit Andre Dirrelldhe australianit Blake Caparello. Të dy këta boksier të kalibrit botëror, Dirrell ish-kampion i botës dhe Caparello sfidues i titullit botëror. Pas një luftë interesante dhe të fortë, fitues doli Dirrell me vendim unanim.
Të shtunën me 1 maj në Washington DC u zhvilluan dy meçe të forta në kategorinë super të mesme. Ish-Kampioni Olimpik nga Pekini 2008, dhe tani kampioni botëror aktual në versionin IBF, James DeGale boksoi kundër sfiduesit të tij, meksikanit Rogelio Medina. Pas një meçi të bukur, titullin e kampionit të botës arriti ta mbroj DeGale.
Po të njëjtën mbrëmje boksoi edhe kampioni tjetër botëror në kategorinë super të mesme në versionin WBC, suedezi Badou Jack. Jack përball pati romunin me nënshtetësi kanadeze Lucian Bute. Pas një luftë 12-raundeshe ky meç nga gjyqëtarët u vlerësua i barabartë. Dhe nëse e analizojmë edhe meçin e zhvilluar me 9 prill në MGM Las Vegas ndërmjet Gilbert Ramirez i cili mposhti Arthur Abraham, atëhere mund të konkludojmë se skena e kategorisë super të mesme është e hapur dhe e mundshme që ne të kemi kampionin e botës në këtë kategori.

E kemi përmendur Robin Haxhi Krasniqin, ku dihet potenciali i tij i rritur dhe sfidat në të cilat ka kaluar. Tashmë ai është duke u përshtatur në kategorinë e re, super të mesme, dhe sigurisht që nuk do të ngutet dhe të bëjë sërish gabime, por nga ajo që unë kam përcjellur Krasniqi ka potencial dhe është nivel me kampionët aktual si Badou Jack, James DeGale apo Gilbert Ramirez. Vetëm i duhet strategjia e re, dhe ai me pak fat do të kap titullin e kampionit të botës.
Poashtu Naim Terbunja, mund të jetë boksieri tjetër i cili mund të vihet pas kampionëve botëror. Ylli i botës në boksin amator ka mposhtur Badou Jackun në amatorizëm disa herë, dhe për tre vite ai ishte boksieri numër 2 i përfaqësueses së Suedisë. Jack u deshtë të përfaqësoj Gambin për të fituar drejtën në Lojrat Olimpike, ku përball Terbunjes nuk ia doli. Pastaj e dimë mirë që në kualifikime në Peskara të Italisë, britaniku James DeGale i kishte ikur ballafaqimit me boksierin tonë. Terbunja doli kampion, DeGale i dyti. Dhe Terbunja i njeh këta shumë mirë dhe është duke stërvitur gjatë në SHBA për të ardhur deri te suksesi. Pra Terbunja ka eksperiencën e boksit amator, ai vetëm duhet që sa më shumë të përshtatet në boksin profesionist dhe të fut disa elemente të boksit profesionist, dhe do të mund ti mposht sikur se dikur në boksin amator.

Të shpresojmë që Robin Haxhi Krasniqi dhe Naim Terbunja të marrin rastin dhe ju siguroj që nuk do të na zhgënjejnë, dhe do të mund të janë kampionët e parë botëror shqiptarë.

www.kosovaboxing.org 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.