RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Analizë: Kategoria e rënd ku ishte dhe ku është sot!

4 min read

Kategoria e rënd me shumë të pritura dhe befasira, që gjithëmonë është në qendër të vëmendjes. Nuk quhet rastësisht shllagu në tortë nga dashamirët e boksit, sepse e veçanta e kësaj kategorie gjithëmonë sjell të papritura, plandosje, xhak, përplasje, befasira, skandale, e shumë gjëra tjera që shkuesit e presin me ëndje.

Fatëkeqësisht kategoria e rënd sot është në krizë më të madhe nga eksistimi i saj, ku për shumë vite po mbizotrohet nga vëllezërit Klitschko. Nga viti 2003 kur u pensionua ish-kampioni botërorë Lennox Lewis kjo kategori mbeti bosh disi në duart e askujt. Tash e sa vite kjo kategori po udhëhiqet nga vëllezërit Klitschko ku bota e kategorisë të rënd kur ma e dobët nuk ka qenë dhe dashamirët e boksit janë të zhgënjyer. Siq e cekëm më lartë kjo kategori ka sjellur shumë të papritura me vite, dekada, apo edhe me shekuj. Që nga John Sullivan që luftoi 130 vite më pare, i cili cilësohet si kampioni i parë botërorë, e pastaj deri te kampioni i parë botërorë që u bë me ngjyrë, Joe Louis në vitet 1940-50, e pasues të tjerë si Max Bear, James Bradock, Max Schmelling, Rocky Marciano, e duke vazhduar tek boksi modern i ilustruar nga Muhammed Ali,  e deri te koha e fundit kur mbizotronte i madhi Mike Tyson e pastaj Evander Holyfield dhe Lennox Lewis, e bënin kategorinë e rënd që gjithëmonë të jetë në krye. Pra me vite e vite sporti fisnik siq quhet ndryshe boksi, i ka sjellur këta luftëtar, që ky sport nuk e humbi kurr shkëlqimin e tij. Eshtë interesante  se kategoria e rënd në 50-vitet e fundit është mbizotruar nga boksierët e zi amerikan, ndërsa aty-tek ka mundur të sfidoj ndonjë boksier evropian apo ndonjë boksier cilësor nga Evropa. Bujë të madhe ka bërë  i ndjeri  Ingemar Johansson që ndroi jetë një vit më parë, kur mposhti Floyd Patersonin në vitin 1958. Që nga ai vit deri më sot nuk është shfaqur ndonjë boksier i rrespektur i bardh, deri më tani. Ndërsa sot kategoria e rënd apo kryesisht boksi po mbizotrohet nga ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik, Rusia dhe Gjermania, ndërsa Klitschkot që janë kampion të botës dhe nuk po vlerësohen nga askush.

Ku po qëndron puna! Pse Amerika e humbi interesin dhe shkëlqimin e boksit ? Kjo pyetje po bëhet çdo ditë nga expertët, analistët, trainerët, boksierët, por asnjë nuk po e ka përgjigjën për këtë që po ndodh. A ka të bëjë me krizën globale ekonomike?  Nuk mund të themi se po, sepse sportet tjera si  basketbolli amerikan –NBA, pastaj Hokey-i në akull – NHL, po e mban këtë cilësi dhe traditë, mirpo kjo punë duhet të studijohet shumë dhe të vije tek një përgjigje. Një është e sigurt se kategoria e rënd po dominohet nga Klitschkot dhe evropianet tjerë, ndërsa Amerika larg shkëlqimit të dikurshëm.

Ku janë shkatrimtarët të kategorisë së rënd si George Forman, Joe Fraizer, Floyd Patterson, Larry Holmes, Leon Spinks, Mike Tyson, Evander Holyfield, Riddick Bowe, Lennox Lewis…… Të gjithë jemi në heshtje dhe po presim rilindjen e njërit prej tyre, dhe rikthimin e shkëlqimit të boksit. Vitin e kaluar shiqoja duelin Wladimir Klitschko dhe Tony Thompson në televizionin e njohur amerikan HBO, duke u transmetuar nga komentatori i njohur Larry Merchant, ku edhe ai e humbi durimin. Thompson humbi nga Klitschko, ndërsa Merchant filloi të bërtiste dhe duke thirrur : ”Joe Louis, zgjohu nga varri të lutem” i cili nuk mundi më të përmbahet.

Askush nuk është kundër vëllezërve Klitschko, mirpo po mungon boksi atraktiv që ishte dikur. Ata nuk kanë ndonjë atraktivitet në duelet që po zhvillojnë dhe po e zhagisin mund të themi këtë qeshtje. Po mungojnë plandosjet në dysheme apo “Knock-Out-at”, befasirat që kanë qenë gjithëmonë evidente, kurse sot këto nuk po ndodhin.

Që nga vitet e mëparshme kur Max Schmelling udhëtoi në Amerikë dhe mundi e Joe Louis-in, e pastaj Muhammed Ali i cili humbi tre herë titullin nga Joe Fraizer, Ken Norton, Leon Spinks dhe e riktheu titujt vazhdimisht, dhe duke ja bashkangjitur edhe fitoren e madhe ndaj George Forman në Zairë të Afrikës, ai mbetet mbret i boksit dhe i pa arritshëm. Befasirat ndodhën edhe në vitet e të 90-ve, kur Buster Douglas “knock-out-oj” të pathyeshimin deri në atë kohë Mike Tyson-in dhe poashtu mund të themi edhe Hasim Rahman kur poashtu knock-out-j Lennox Lewis-in në vitin 2001. Që nga ky vit më nuk kemi pas ndonjë meç i cili mund të përkujtohet me nostalgji. Me një fjalë të fundit mund të konkludojmë se boksi botërorë kur më shumë nuk ka qenë në krizë.

Artan Vërbica
8 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.