Shkruan: Artan Vërbica

Joshua KLitschko 3Prishtinë, 4 maj 2017 – Raundi i 11-të i meçit Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko mbylli të gjitha dilemat e fituesit, kur Joshua me goditjen e tij brilante “uppercut” përfundoi gjithçka. Ishte ajo goditje e cila gjatë do të duhej të studijohej. E përdori vetëm një herë gjatë gjithë meçit, por në çastin e duhur. Klitschko kamofloi kishte gjithçka ishte në rregull me te, por Joshua pa rreshtur godiste atë deri sa ai ra në dysheme. U zgjua, duke bërë përpjekje, por Joshua godiste duke e rrëzuar për herë të dytë në këtë raund. Të kota ishin përpjekjet e Klitschkos, edhe pse duhet përgëzuar atë që tregoi, por Joshua godiste aq fortë sa që gjyqëtari hyri ndërmjet duke ndalur luftën e pabarabartë, gjë që Joshua u shpallë kampion me meritë.

I gjithë Wembly ishte në këmbë, përmbi 90.000 spektator të pranishëm dhe miliona shiques anë e mbarë botës duke kuptuar kampionin e vërtetë botëror. Kjo e bënë një kampion të madh, e ky është Anthony Joshua, i cili pas më shumë se 40-vite arrinë të mbledh një numër rekord shikuesish në një meç aq madhështor siç ishte ky. Përmbi 50.000 shikues vetëm disa boksier gjatë shekullit të kaluar kanë arritur ti mbledhin në një tempull, si Jack Dempsey me 1921 në New Jersey ku pati 80.000 shikues. Në Evropë ishte Ingemar Johansson me 1962 që mblodhi 55.000 shikues. Me 1974 ishte Muhammed Ali dhe George Forman që mblodhën 60.000 shikues në Zairë të Afrikës, etj. Pra u deshtën të kalojnë plot 43 vite që një boksier të arrijë të thyejë të gjitha rekordet botërore sa i përket shikueshmërisë në një tempull, e ky është Anthony Joshua, që duhet ti pranohet që ka kthyer boksin aty ku e ka vendin. Ky do të mund që pas dy legjendave më të mëdha që ka pasur boksi, Muhammed Ali dhe Mike Tyson ta bëjë boksin sërish sportin më popullor në botë. Gjithçka mund të theksojmë, prania e 90.000 shikuesve është fakt që nuk kërkon dilemë.

Publiku në Wembley atë mbrëmje tregoi respekt të madh edhe për Wladimir Klitschkon, të cilën e duar trokitën kur u largua nga ringu për në zhveshtore. Pra, duhet përgëzuar edhe Klitschkon, sepse ai si një emer i madh nuk u frikësua dhe me guximin e plotë erdhi të boksoj me një boksier shumë të fuqishëm dhe 14-vite më të ri, Anthony Joshua. Poashtu Klitschko tregoi karrakter, dëshirë, duke u munduar gjithë kohën të fitoj dhe duhet pranuar se pati rastin në raundin e gjashtë dhe deri në raundin e 11-të boksoi për mrekulli.

Joshuan e pret një punë e vështirë gjatë viteve në vijim. Ai pas tij ka një plejadë boksierësh të uritur dhe shumë të fortë, si WBC kampionin e botës Deontay Wilder, WBO kampionin e botës Joseph Parker, pastaj ai që dëshiron rikthimin, Tyson Fury, kubanezin e fuqishëm Luis Ortiz, meksikanin Andy Garcia Junior, Kubrat Pulev i cili pritet të caktohet kundërshtari i radhës nga IBF për Joshuan e shumë boksier të tjerë të rinjë që do të kalojnë në boksin profesionist, si kampioni olimpik “RIO 2016” Toni Yoka, dhe i bronzti nga “RIO 2016”, Filip Hrgoviç.

www.kosovaboxing.org
4 maj 2017