RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

ANALIZË: Haxhi Krasniqi mëton përjetësinë në boksin profesionist

5 min read

Shkruan: Rexhep Hasani

Rexhep Hasani 1Prishtinë, 15 mars 2015 -Sa po afrohet 21 marsi, aq më shumë kërshëria e adhuruesve të boksit profesionist po rritet, meqë në këtë mbrëmje në qytetin gjerman Rostock, do të zhvillohet dueli ndërmjet Jurgen Brahmer dhe boksierit tonë nga Juniku Robin Haxhi Krasniqi, ballafaqim ku i cili është i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysme të rëndë në versionin WBA. Derisa përgatitjet e dy boksierëve tashmë kanë arritur në pikën më të lartë, ngase siç është bërë e ditur gjërat kanë kaluar ashtu si i kanë planifikuar dy  rivalët, ndërkohë që mbeten shumë gjëra të paqarta, shumë enigma që kërkojnë përgjigje, se cili nga këta dy boksierë do të jetë më fatlum, cili do të  del ngadhënjyes, për ta fituar brezin e kampionit të botës.

Por a do të jetë më me fat kampioni veprues gjermani Brahmer i cili  është pronar i brezit të kampionit në versionin WBA, në këtë kategori, apo këtë kënaqësi do të ketë mundësi që ta shijojë boksieri ynë Haxhi Krasniqi, për të cilin ky është rasti i dytë që synon këtë kurorë të rëndësishme, duhet të presim. Gjithsesi se realizimi i këtij synimi për Haxhi Krasniqin do të ishte suksesi më i madh në boksin profesionist nga një shqiptar, ndonëse një përpjekje të tillë të pasuksesshme e kishin bërë disa vite më parë edhe Luan Krasniqi, Shpend Abazi dhe së fundmi Edis Tatli.

Kjo luftë ndonëse do të zhvillohet në qytetin e lindjes së gjermanit në Rostock, kujtoj se ky fakt nuk do të jetë ndonjë epërsi e madhe psikologjike, duke pas parasysh se edhe Haxhi Krasniqi në ketë tempull sportiv, do ta ketë përkrahjen e fuqishme të adhuruesve të vetë të cilët do ta inkurajojnë zëshëm nga shumë shtete ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët.

Po ashtu, duhet shtuar se nuk do të ketë asnjë mëdyshje se Haxhi Krasniqi, për këtë duel është i përgatitur në nivelin më të lartë të mundshëm ashtu si e kërkon  një ngjarje kulmore e boksit, por një gjë e tillë  e ka bërë edhe kundërshtari i tij Brahmer.  Pesha e këtij dueli për titull kampioni është e nivelit shumë të lartë, në të cilin Brahmer, do të këmbëngul që edhe më tej ta ruaj brezin e  kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë në WBA, ndërkohë që për Haxhi Krasniqin, ky do të jetë tentimi i  tij i dytë drejtë stolisjes me titullin e kampionit botërorë, të cilin titull asnjë boksier i yni profesionistë deri më tash nuk e ka arritur.

Në këtë duel gjermani Jurgen Brahmer, po hynë me një moshë shumë më të vjetër se Haxhi Krasniqi, por ky fakt kujtoj se nuk është ndonjë epërsi e tij për të dalë fitues, përkundrazi Haxhi Krasniqi, ndonëse ka respekt për cilësinë dhe përvojën e kundërshtarit të tij, ai do të ngjitet në ring me një motivim si asnjëherë më parë por edhe i përqendruar maksimalisht  me synim të vetëm që  ta jetësoj ëndrrën e tij të kamotshme, fitimin e titullit të  kampionit të botës. Por, përkitazi ne këtë meç Haxhi Krasniqi nuk duhet ti qaset duelit me një ngarkesë të tepruar e cila do t’ia  pamundësonte ta ndërtoj mënyrën e tij të luftës së planifikuar e cila do ta shpiej drejt ngadhënjimit. Në anën tjetër sa i përket cilësisë, por edhe fshehtësive të mënyrës së luftës për as njërin boksierë nuk ka shumë të panjohura, andaj përcaktuese për të dalë fitues pritet të jetë fakti se cili nga këta dy boksierët do të jetë më i qetë, për ta realizuar në tërësi strategjinë e luftës, ashtu si e ka ndërtuar gjatë stërvitjeve të mundimshme dhe  disamuajshe.

Përkitazi me këtë, adhuruesit e boksit me të drejtë presin që të shtunën të jenë dëshmitar të një lufte të rreptë, tempit të lartë, të pa kompromis, me një dëshirë të flaktë për fitore, por edhe një përgjegjësie të tyre për të mos i zhgënjyer tifozët e vetë,  për çka nga dy boksierët kërkohet një maturi  maksimale e veprimeve brenda litarëve, duke provuar që ta ndëshkojnë  kundërshtarin për çdo lëkundje eventuale. Mbase, ajo që mund ta bëjë dallimin me këtë rast është durimi i kontrolluar i  dy boksierëve për të mos këmbëngulë me çdo kusht për ta përfunduar luftën para kohe, por që edhe njëri edhe boksieri tjetër të presin që gabimet eventuale të kundërshtarit të ndëshkohet në mënyrën më të mirë të mundshëm për ta përfunduar duelin në favoritë të tyre.

Andaj duhet e njohur mënyrën e luftës së kampionit aktual Brahmer, veçmas goditjeve të tij të sakta nga afërsia, gjysmë distanca, goditjeve të tij të furishme, nga boksieri ynë Haxhi Krasniqi, kërkohet në kujdes i shtuar, një luftë e lartësuar nga largësia, një temp i lartë i luftës, veçmas aktivizimi sa më i shpeshtë dhe i saktë i goditjeve “aperkat”, si dhe luftës së vëmendshme e cila do ta shpien boksierin tonë drejtë kurorës së kampionit të botës. Kjo rrugë drejtë fitores nuk është aspak e lehtë për Haxhi Krasniqin, por është e qartë se për tu bërë kampion i botës për herë të parë një boksier shqiptarë mund t’ia del vetëm një boksier i cilësive kulmore.  Për çka edhe them se favorit para kohe në këtë meç nuk do të ketë dhe se gjasat e dy boksierëve për fitore janë 50:50. Andaj deri tek fitorja do të vjen ai boksierë i cili do të dijë që me mençuri ta aplikoj në arenë luftën e tij më të mirë. Pa dyshim se në një duel të tilla për titull kampioni bote, një elementë shumë domethënës i cili do të ndihmoj për të shënuar fitore njëri nga boksierët është udhëheqja e duelit raund pas raundit nga ana e trajnerëve të Krasniqit dhe Brahmer, andaj mbetet që të shihet se si do të ecin gjërat më 21 mars.

Uroj që Haxhi Krasniqi,  këtë mbrëmje të shkëlqej me luftë ashtu si dinë dhe mundet në momentet më të duhura, me çka do ta bënte kombin shqiptar që të krenohet., ndërsa emri i tij do të shënohej me shkronja të arta në historikun më të ri të sportit shqiptar dhe më gjerë.

www.kosovaboxing.org 

 

 

1 thought on “ANALIZË: Haxhi Krasniqi mëton përjetësinë në boksin profesionist

  1. Me padurim e pres duelin e Haxhi Krasniqit dhe mendoi se ky duel ka rendesi te madhe jo veq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.