RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Analizë: Forca dhe momenti favorizojnë Kovalevin, ndërsa dituria dhe mençuria premtojnë për Wardin

5 min read

Artan Vërbica

ward-apo-kovalevDy kampionët e padiskutueshëm botëror, Sergey Kovalev (30-0-1, 26 KO) dhe Andre Ward (30-0, 15 KO), do të kenë fjalën kryesore këtë të shtunë në T-Mobile Arena në Las Vegas. Cili do të jetë fituesi? Shumë e vështirë t`a parashikojmë, sepse bëhet fjalë për dy boksierët më të mirë të kohës që kanë shkruar histori në boksin modern. E kam quajtur këtë meç duke e karrakterizuar në dy gjëra, në forcën dhe momentin që e favorizojnë Sergey Kovalevin dhe diturinë, njohurinë dhe intelegjencën që ka Ward për boksin. Që nga koha e Thomas Hearns bota ska pasur goditës më të fortë në kategorinë gjysëm të rënd se Kovalev, ndërsa Ward është njëri ndër boksierët më të mençur që ka pasur bota ndonjëherë.

Do të jetë luftë psiqike luftë nervash. Gjithsesi Ward me mençuri do ti ikë luftës së drejtpërdrejt ku nuk i shkon për shtati atij, ndërsa jemi të bindur që Kovalev do të kërkoj luftën e rrugës. Ward e ka parashikuar mendimin e Kovalevit, ai me të arritur në Las Vegas disa ditë para theksoi se nuk do t`ia jap këtë kënaqësi rusit.

Nëse shikojmë realisht situatën aktuale del se Kovalev është në epersi dhe favoritë në këtë përballje për disa arsye. E para, është kategoria e tij e preferuar duke ditur që Ward i takon një kategorie më të ulët. Ndërsa e dyta për Kovalev është ngritja e vazhdueshme dhe forma aktuale që ai ka në këtë periudhë. Nuk mund të themi që Ward ka shkëlqyr pas rikthimit të tij pas afër dy vitesh, ku problemet me lëndimet, problemet me menagjer dhe mungesa e tij ka lënë gjurmë, por edhe përshtatja në këtë kategori ku kërkon më pak lëvizje dhe goditje më të forta, gjë që Ward nuk i ka, ndërsa Kovalev i posedon dhe është njëri ndër më të mirët. Por, prapë po kthehemi tek mençuria dhe dituria për boksin, Ward është shumë më cilësor dhe do të mund të përdor aftësitë e tij për të triumfuar. Në fund fiton më i miri. Bota me 19 nëntor do të ketë boksierin më të mirë të gjitha kohërave dhe polemikat se cili është më i miri do të ndalen.

Kush është Andre Ward:
Andre Ward nuk dinë çka është humbja për më shumë se 14-vite. Kampioni Olimpik nga Athina “2004” kaloi në boksin profesionist po atë vit kur fitoi të artën në Athinë duke qenë i sukseshëm edhe si profesionist me fitore kulminante duke mposhtur më të mirët e kohës në kategorinë super të mesme. 5-vite iu deshën nga viti 2004 deri 2009 për të mposhtur nëntëmbëdhjetë kundërshtar kulminantë për të fituar të drejtën të garoj me më të mirët, gjashtë prej tyre “Super-Six Super Middleweight” turneu i cili u mbajtë për tre vite nga 2009 deri 2012. Njëri prej tyre që zuri vend për të marrë pjesë ishte edhe Andre Ward, si dhe Mikhael Kessler, Allen Green, Arthur Abraham, Carl Froach, Chad Dawson, emra që kanë lënë gjurmë në boksin botëror. Ndërsa Ward i mposhti një nga një duke treguar klasin e tij superior duke dëshmuar se është më i miri.
Suksesi i tij vazhdoi edhe më tutje duke mbrojtur edhe dy herë titullin e botës, por Ward në vitin 2013 pati probleme me lëndime dhe njëkohësisht kishte një kontest me menaxherin e tij, Dan Goosen, i cili për afër dy vite ishte larg ringut. U rikthye me 2015, por tani në një kategori më të lartë në gjysëm të rënd duke zhvilluar tre meçe deri më tani duke i mposhtur Paul Smithin, Sullivan Barrera dhe Alexander Brand duke fituar rastin të sfidoj titullin e kampionit të botës, kundër kampionit të padiskutueshëm botëror në tre versionet WBA, IBF dhe WBO, rusit Sergey Kovalev.

Kush është Sergey Kovalev:
Ndryshe nga Ward që ishte më i miri në SHBA, Sergey Kovalev në Rusi kishte konkurrencë të denjë. Edhe pse shumë i mirë dhe i sukseshëm, ishin disa konkurrent të tij që në fund ia zënin vendin, si psh Matvey Korobov nga 2000 deri 2004 që ishte i paprekur dhe Artur Beterbiev nga 2004 deri 2008. Të dy këta e mposhtnin në kampionatin e Rusisë. Por, suksesi më i madh për te si boksier amator ishte në Kampionatin Botëror të Ushtarëve ku dy herë fitoi të artën me 2005 në Pretoria në Afrikë të Jugut dhe me 2007 në Hydeberad të Indisë, ndërsa i dyti doli me 2006 në Warendorf të Gjermanisë duke fituar të argjendtën. Ai u largua nga boksi amator me 2009 me bilanc prej 195 fitoresh dhe 18 humbje, duke kaluar në boksin profesionist. Karrierën e profesionistit e filloi në SHBA po në vitin 2009. Për tre vite arriti të shënoj 15 fitore rresht duke fituar mundësinë të boksoj për titullin e SHBA-ve duke e mposhtur Douglas Okolo me nakaut në raund të dytë. Rrugëtimi i tij vazhdoi me fitore ku po atë vit boksoi në Rusi për titullin WBC të Azisë kundër Roman Simakov (19-1, 9 KO). Bilanci i Simakov nuk i bëri përshtypje asesi duke e mposhtur me nakaut teknik në raund të shtatë. Fitoret për të vinin një nga një, ku për dy vite tjera shënoi radhazi edhe katër fitore të tjera ku me 2013 mori shansin për titullin e botës kundër britanikut Nathan Cleverly të boksoj në Kardif të Vellsit. I patrembur udhëtoi në Britani duke e befasuar Cleverlyn i cili kishte menduar se do ta ketë lehtë, por i doli ndryshe ku humbi me nakaut teknik në raund të katërt. Nga ai moment “The Krusher” siç e ka nofkën Kovalev u bë i njohur për gjithë botën, ndërsa titullin botëror të WBO-së e mbrojti tre herë mbrenda një viti e gjysmë. Me 2014 unifikoj titujt kundër legjendës botërore Bernard Hopkins duke e mposhtur me vendim unanim pas 12-raundeve. Tani ai bëri për veti tre titujt, Super-WBA, IBF dhe WBO. Nga triumfi me Hopkins e deri më tani i mbrojti plot katër herë, dy herë kundër kanadezit Jean Pascal dhe kundër Nadjib Mohammedi dhe Isaac Chillemba. Dueli me Andre Ward do të jetë meçi më i rëndësishëm në karrierën e tij.

www.kosovaboxing.org 
17 nëntor 2016

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.