RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Analizë: Fitorja rikthen Krasniqin në shtegun e duhur

3 min read

Artan Vërbica 
5 shkurt 2018

Foto: Eroll Popova

Njëri ndër boksierët më të mirë shqiptarë i ditëve të sotme Robin Haxhi Krasniqi ka shënuar fitore të vlefshme këtë fundjavë kundër polakut Bartlomiej Grafka me vendim unanim pas tetë raundeve.

Duke njohur cilësit e Krasniqit, spektri i ynë sportiv ka pritur më shumë prej Krasniqit, duke dashur që këtë përballje boksieri ynë ta përmbyllë me ndërprerje. Por, publiku ynë nuk e kishin njohur edhe aq shumë kundërshtarin e Krasniqit, polakun Grafka, një boksier shumë i fortë fizikisht me eksperiencë të madhe.

Me të marrur vesh se Krasniqi do të ketë për kundërshtar Bartlomiej Grafkën, kam qenë shumë kurreshtar ta shohë se si Krasniqi do të boksoj kundër tij, sepse e njohja nga afër Grafkën që kur kisha pasur vetë mundësinë ta sjellë në Prishtinë me 2012, i cili boksoi kundër boksierit tonë të mirënjohur Naim Tërbunjës. Atë botë sikur se Krasniqi edhe Terbunja triumfoi ndaj tij në një meç mjaft sfidues. Prezent dhe ndërmjetësues isha edhe dy vite më pas me 2014, në Malmo të Suedisë, kur Terbunja boksoi prapë me Grafkën. Ndryshe nga hera e parë në Prishtinë, në Suedi Terbunja e dërmoi polakun duke e mposhtur bindshëm duke e treguar kualitetin e tij.

Pas katër vitesh fati deshti që një shqiptar përsëri të boksoj sërish me polakun Bartlomiej Grafkën. Unë personalisht jam i kënaqur me këtë fitore dhe konsideroj që kjo fitore është e mirë se ardhur për Krasniqin duke rikthyer në shtegun e duhur. Për se duhet të jemi të kënaqur, arsyet janë këto: Krasniqi kishte afër nëntë muaj që nuk kishte boksuar dhe poashtu vinte nga një humbje dëshpëruese nga Arthur Abraham. Poashtu ekipi i tij SES Boxing deri në muajt e fundit nuk kishte i treguar datën e saktë të meçit ku Krasniqi për pesë muaj mbante intezitetin e stërvitjeve të forta për rikthim. Poashtu Krasniqi vetëm dy javë para përballjes mësoi kundërshtarin. Këta janë faktorët që Krasniqi nuk arriti ta tregoj vetë-vetën ashtu siç dinë ai dhe dijenin që ka, por duhet të jemi të kënaqur me fitoren e arritur e cila sado pak do ta motivoj atë dhe do ta shtyej drejt meçeve dhe synimeve të tjera në të ardhmen. Ekipi i tij SES Boxing duhet të kuptoj që Krasniqi mbetët boksieri më i mirë i tyre dhe duhet të tregoj seriozitet më të madh në misionin që bënë boksieri ynë dhe vizionin për të ardhmen dhe të mos pret më për te nëntë muaj për një meç tjetër, por Krasniqi të boksoj sa më parë një meç tjetër për të rikthyer edhe më shumë vetëbesimin e pastaj të sfidoj ndonjë titull botëror.

www.kosovaboxing.org

2 thoughts on “Analizë: Fitorja rikthen Krasniqin në shtegun e duhur

  1. Për mua Krasniqi është boksier me vlera te larta, ka tekniken e mire, shpejtësinë e duhur, goditjet precize, përgatitjen fizike te mire, por për kampion bote i mungon goditja e fuqishme.
    Shihet qarte se kundërshtaret e mëdhenj as pak si frikohen goditjes jo aq te fort te Haxhi Krasniqit.
    Ne e kishim një boksier me goditje te fuqishme Arnold Gjergjaj por i mungonin elementet tjera.
    Me te gjitha elementet ishte Luan Krasniqi por edhe atij ne momentet vendimtare i mungoj diçka.
    Kjo do te thotë se te bëhesh kampion bote duhet ti kesh te gjitha pra kjo do te thotë ska rastësi.

  2. Analize me vende , por duket se Haxhiu eshte ne kategori te gabuar ? Me gjatsi 187 gati 190 cm Haxhiut i duhen edhe nja 10 deri 15 kg muskuj per te fituar meqet me nderprerje se prej qe ka rra ne kategori i ka hup goditja shkatruese qe Lendon kundershtarin ku u Pa ne meqet e fundit ku nuk paten efekt hiq ?? Ndoshta pesha natyrale per Haxhiun eshte ( Cruiserweight )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.