RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Analizë: Faqe e re në historinë më të re në boksin profesionistë të Kosovës

5 min read

Shkruan: Rexhep Hasani

Rexhep Hasani 2Prishtinë, 5 qershor – Lajmi i shumëpritur për drejtuesit e palodhshëm të Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës, si  dhe i gjithë adhuruesve të boksit dhe sportit kosovar në përgjithësi i cili u bë i ditur ditë më parë se, kjo federatë është pranuar anëtare me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Boksit-EBU, u bë realitet, duke hapur një faqe të re në historinë e boksit profesionistë të Kosovës.

Ky lajm shumë i mirë dhe shumë i rëndësishëm erdhi si rezultat i konfirmimit të punës, angazhimit të pareshtur, përkushtim të vazhdueshëm nga ane e drejtuesve të Federatës së Boksit Profesionist e Kosovës, të cilët rrugëtimin e tyre në këtë veprimtari e filluan qysh në vitin 2010, edhe atë falë idesë dhe nismëtarëve Nexhmedin Zeka dhe boksierit të mirënjohur Shpëtim Shala,  por edhe të mbështetur fuqishëm mbi të gjitha nga kryetari i kësaj federate Z. Bekë Zeka dhe  gjithë bashkëpunëtorëve të tjerë të cilët gjithë së bashku të vendosur nisën organizimin e  veprimtarive të para në boksin profesionist në Kosovë, duke u bërë dalë nga dalë një shembull dhe një dëshmi shumë bindëse se kjo federatë ka jo vetëm potencial, por edhe dëshirë, dije, përkushtim për të arritur majat e suksesit në këtë degë sportive. Dhe si rezultat i një pune të këtillë, ajo shumë shpejt ia doli  të pranohet në Federatën e Boksit Profesionist, përkatësisht anëtare me të drejta jo të plota në EBU (European Boxing Union). Por kjo nuk ishte e tëra, pasi pa u vonuar shumë, ky asociacion i boksit profesionist të Kosovës, në saje të punës së palodhshme e mbi të gjitha vendosmërisë, besimit të tyre  se nuk do të ketë asnjë pengesë që do t’i pengoj për t’u anëtarësuar në EBU, ia doli që këtë synim ta bëjë realitet.

Vendimi i shumë pritur dhe i mirëpritur për pranim të kësaj federate në EBU nga të gjithë sportistët, punëtorët sportive të Kosovës, që u morë më 1 qershor në  Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së në Vjenë, në fakt i ka dhënë fund gjitha barrierave, shantazheve, kundërshtimeve për anëtarësimin e kësaj federate në familjen evropiane të boksit profesionist.  Me këtë rast duhet thënë hapur se një nga faktorët  vendimtare për marrjen e këtij vendimi të EBU-së, gjithsesi ishte vizita e dy zyrtarëve të lartë të EBU-së Peter Stucki dhe Willibald Palatini, disa ditë më herët që ishin të pranishëm në mbrëmjen e boksit që e organizoi kjo federatë në Prishtinë. Këta dy zyrtarë jo vetëm që i përcollën mbresat e tyre të paharrueshme nga kjo ngjarje e suksesshme e boksit tek kolegët e tyre në Vjenë, por këtë opinione, këtë mbresa, dolën të jenë përcaktuese për t’u marrë vendimi pozitiv në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së. Këtë vlerësim zaten e vërtetojnë edhe fjalët e  Z. Stucki para asambleistëve të EBU-së me fjalët:”Isha i pranishëm javën e kaluar në Kosovë, për të mbikëqyrur organizimin e një mbrëmje të boksit të organizuar nga Federata e Boksit Profesionist e Kosovës. Ata, bënë një punë shumë më të mirë se disa shtete që janë një kohë të gjatë anëtare të EBU-së, duke përfshirë edhe shtetin tim Zvicrën”, kishte thënë Stucki.

Andaj  për këtë sukses të madh  duhet përgëzuar dhe falënderuar të gjithë drejtuesit e Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës dhe gjithë bashkëpunëtorët e tjerë të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë kanë dhanë kontributin e tyre në jetësimin e këtij synimi madhor të drejtuesve të FboxprofK-së.

Por, duke qenë vetëdijshëm se ky asociacion evropian i boksit profesionist, ku është anëtarësuar Federata e Boksit Profesionist të Kosovës, ka një traditë të madhe afro 70 vjeçare të funksionimit nga FboxprofK-së, tani kërkohet një nivele edhe të larta i funksionimit për çka nevojitet që ketë  bashkërenditje të veprimeve në planin e lartësimit të organizimit në të gjitha planet,ndërkohë që për boksierët e kësaj federate, tani edhe më shumë është bërë e mundur  për t’i shpalosin  vlerat e tyre jo vetëm në Kosovë por edhe gjithandej kontinentit të vjetër. Po ashtu, një punë edhe më e madhe i nevojitet ta bëjnë edhe gjyqtarët e kësaj federate me synim që ta përmirësojnë cilësinë e tyre dhe gjithë elementet e tjera  të cilat i nevojiten kësaj federate për të funksionuar edhe më suksesshëm, pasi ajo mëton të jetë e denjë me federatat e tjera si motra në Evropë. Një gatishmëri dhe një vendosmëria përkitazi me këtë synim është pohuar edhe nga menaxheri i përgjithshëm i Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës, Nexhmedin Zeka. Por të motivuar dhe të pa penguar në vijmë do të jenë edhe  ish-boksierit të mirënjohur kosovar dhe nënkryetari i Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës Muharrem Gjocaj, së bashku me njërin nga themeluesit e Federatës Kosovare, kampionin Shpëtim Shala, ndërsa nga boksierët që mbrojnë ngjyrat e kësaj federate, siç janë :Disarjot Gashi, Besar Nimani, Armand Cullhaj, Bujar Sejdiu dhe të tjerët, nga të cilët adhuruesit e boksit presim shumë paraqitje të mira në arenat e boksit profesionist, e pse jo edhe titull të vlefshëm. Së fundmi edhe regjistrimi i Kosovës në Ranglistën kompjuterike BoxRec.com do ta afirmoj jo vetëm boksin e Kosovës, por edhe vetë shtetin e Republikës së Kosovës. Ky  moment padyshim se  është një epikë e re e boksit profesionist të Kosovës, për të cilin duhet të krenohemi dhe të mburremi të gjithë.

4 thoughts on “Analizë: Faqe e re në historinë më të re në boksin profesionistë të Kosovës

  1. mir mrama pershendetje.

    Me vjen keq per kete gazetarin apo analistin e sporteve ju kisha lut qe te merre informata te sakta reth themelimit te federates se boksit profesionist te kosoves. kjo federat esht themelu nga keta zotri adhorus te boksit e ish boksier.emrat e ketyre jan Nexhmedin Zeka- Muharrem Gjocaj-Ahmet Shala…e te tjere…

  2. KTO INFO JA KA DHANE VETE NEXHI ME SHPETIMIN DUKE E LIVDU VETEN E PE HARROJNE AHMETIN CE KA QEN PJESE E THEMLIMIT.PAJTOHNA EDHE PER GJOCIN, AJ E KA DHANE GJITHCKAFIN. EDHE VJET DHE SIVJET E KA PERFAQESU VETEN BILE ME PARE TE VETA U SHKU NE AUSTRI , E KTA REHIN XHYKS

  3. O shokte e mi te dashur pse po dezinformoni pa qene te informuar edhe ti baca Ardian spo di kush je veq lidhje nuk paske po te iformoj pak ne lidhje me themelimin dhe punen e Federate Profesioniste. Themelimin e Federates e ka bo: Nexhmedin Zeka dhe Shpetim Shala ne gusht te 2009. Oshte e vertet qe Muharrem Gjocaj ka kontribu shum per Federat, e Ahmet Shala o kon i aktivizum po pun per Federat shum pak ka bo e nese tpelqen Ahmeti munesh ti veq ngazeta me majt edhe munesh me qu te shpija.

  4. ti alban ki kujdes se qka shkrun dhe qka flet, Po mos te ishte Ahmet shala nexhi dhe as kush ne Peje nuk kishte me themelu federaten profesioniste, jan meritat e Ahmet shales qe nexhi osht njoftu me Gjocin, dhe me Laurin i cili po moste ishte ai as sod nuk do te kishim federat, dhe se kontributi i Gjocit nuk krahasohet me te tjeret sepse ai ka nga neper evrop per me e pranu federaten ne ebu. ndersa krejt sukseset e boksit te pejes prej mbas lufte lidhe me emrin e te madhit Ahmet shala, qe eshte treineri me i sukseshem kosovar qe nga mbas lufta, pyeti se sa boksier te sukseshem kan dal nga duar e tij, e ti mos u mer me ahmetin sepse ai nuk ka dasht te jet servil i askujt, krejt keta qe sod po thojn se kan themelu federaten, ahmet shala i ka angaszhu ne boks. e ki kujdes se qka flet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.