RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Analizë: Çfarë ngjau me Seferin !

5 min read

Artan Vërbica

Nuri Seferi 1Prishtinë, 2 shkurt 2015 –  Me të marrur lajmin se ekipi i Nuri Seferit, “ECB Boxing” nga Hamburgu nuk kishte ofruar më shumë se dy klubet polake “Wojak Boxing Night” dhe “Sferis Knock Out” që menaxhojnë Krzysztof Głowacki për ta zhvilluar meçin në Gjermani, e kemi ditur se Seferi do ta ketë shumë të vështirë në Poloni. Ata që e njohin boksin dhe që kanë eksperienca të tilla, e dijnë shumë mirë se sa vështirë është të fitohet jashtë vendit tënd, dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e Seferit që pësoi humbje të shtunën mbrëma në Torun të Polonisë.

Duke ditur kualitetin e Krzysztof Głowacki e kam pritur një duel të vështirë për Seferin, pasi që polaku ishte i pamposhtur në boksin profesionist me bilanc prej 23-0 (15 KO) dhe duke fituar disa tituj të çmuar në boksin profesionist, atë të Polonisë Internacional dhe WBO-Interkontinental. Pasuria e tij e çmuar ishte edhe nga boksi amator ku Głowacki ka qenë reprezentues i rregullt i përfaqësueses së Polonisë duke zhvilluar 125 meçe në boksin amator me bilanc prej 102 fitore, 20 humbje dhe 3 barazime, dhe duke qenë pjesëmarrës në kampionatin evropian dhe botëror. Kjo ka treguar se sa vlerë ka pasur ky boksier, kundrejt boksierit tonë.

Në tjetrën anë duke ditur eksperiencën e Seferit i cili si asnjë boksier tjetër shqiptar nuk ka pasur guximin të boksoj në shumë vende të botës, si në Rusi dy herë kundër Nicolai Popov-it dhe Denis Bekhatov-it, pastaj kundër Marco Huck-ut dhe Taras Bidenko-s në Gjermani dhe Herbie Hide-it në Turqi, kemi shpresuar shumë, sepse e kemi ditur karrakterin që posedon Seferi që nuk e ka pasur të vështirë të boksoj askund. Me të gjithë këta të lartpërmendurit Seferi ka luftuar si luan dhe nuk ka treguar aspak respekt për ta, ku disa fitore i janë vjedhur, si me Popov dhe Bekhatov, pastaj kundër Marco Huck ka hyrë në meç nga vetëm dy javë operacioni dhe jo i kuruar plotësisht mirë me penjë në gjoks dhe në krahë. Kampioni i madh botëror Herbie Hide ka pësur dy nokdovne nga Seferi, i cili më pastaj Seferi nga lëndimi i këmbës që kishte nuk ka arritur të mbaj ritmin e madh deri në fund duke pësuar. Dhe Bidenkos që ishte shumë pranë fitores dhe fare i pafat të shkruaj histori ndaj tij. Të gjitha këto humbje të dhimbshme nuk duhet harruar fitoret e mëdha ndaj Sasha Mitreskit, Josip Jalushiqit, Douglas Otieno, Steve Herelius, Tamas Ladi etj, që na kanë bërë të shpresojmë edhe ndaj Krzysztof Głowackit.

Por, paraqitja e Seferit të shtunën ndaj Glowackit ka qenë më e dobëta e tij e gjithë karrierës së tij. Nuk e kuptojmë akoma arsyen dhe i kam dhënë vetes time dy ditë të mendoj pse ajo paraqitje e dobët duke mos arritur të fitoj të paktën një raund. E kam shiqur disa herë meçin duke e analizuar dhe duke u munduar sa më shumë ta kuptoj, dhe akoma nuk e kam përgjigjen e duhur. Seferi pas meçit theksoi se ka humbur meçin për shkak që ka pasur gripin dhe një natë para këtij meçi ka pasur temperaturë të lartë 38.5 gradë. Por, kjo nuk e justifikon paraqitjen e tij të dobët. Mendimi im personal është ky:

1.Seferi ka pasur shumë probleme me menaxhimin e tij gjatë gjithë karrierës së tij, ku me vështirësi ka zhvilluar meçet e tij. Tregon edhe fakti se dy herë ka humbur titullin e WBO-Europe për shkak të vështirësive për gjetjen e mjeteve dhe donatorëve për ta mbrojtur atë.
2. Lëndimi i këmbës i cili e preokupoj me vite të tëra, dhe pas operimit që u rikthye pas 14 muajsh. Kjo ka lënë gjurmë te ai, i cili me vështirësi të madhe u rikthye. Kjo ka treguar në meçet ndaj Steve Herelius dhe Gusmyr Perdomo që nuk pati paraqitje të mirë, por që shkëlqeu ndaj Tamas Ladit duke na bërë të besojm akoma te Seferi.
3. A ka pasur Seferi sparring partner ideal për Krzysztof Głowackin, kur dihet që ai ishte majtak dhe më i gjatë. Në fotot që na ka dërguar Seferi e kemi parë që ka bërë sparring me kubanezin Juan Carlos Gomes, por sa ditë kanë qenë sparringu me te dhe a ka pasur edhe ndonjë tjetër ideal i përshtatshëm për Głowackin. Dhe kjo i shtohet edhe stërvitjeve të forcës dhe kondicionale sa të përparuara i ka pasur për këtë duel.
4. Puna e tij që e bënë të jetë punë e natës, edhe kjo ka ndikuar.
5. A thua e ka humbur ndjenjën e boksit. Kjo është shumë e natyrshme sepse çdo sportist e humb dhe kjo ka bërë ta shohim edhe Seferin në meçin e fundit, që nuk kishte kreativitet në ring. Në qershor të këtij viti në New York takova trajnerin e njohur Collin Morgan dhe në bashkbisedë me te, folëm edhe për pjesën e kreativitetit kur e humb boksieri, që ishte temë shumë interesante.Duhet ti respektojmë fjalët e ekspertëve sepse ata njohin disa rethana më mirë se ne.

Një konkludim i imi i fundit, Seferi është 38-vjeçar. Ai duhet të pushoj disa javë dhe të mendoj mirë, a mundet të vazhdoj më. Atë që i kam thënë boksierit tonë të mirënjohur Elvir Muriqit, po i themë edhe Nuri Seferit. Shëndeti në rend të parë dhe menquria më e madhe në boks është edhe të dish kur të largohesh nga boksi. Atij i mbetet të vendos, por si do që të jetë ai do të ketë përkrahjen tonë. Seferi ka shkruar faqet më të bukura të boksit shqiptar, dhe jo rastësisht agjencioni ynë Kosova Boxing e ka zgjedhur Ikonë të boksit shqiptar.

www.kosovaboxing.org 

 

12 thoughts on “Analizë: Çfarë ngjau me Seferin !

  1. Artan,

    Shpresoj te jesh mire.. Analize e qelluar.

    Une kam respektin me te madhe per Nuri Seferin, edhe pajtohem 100++ perqind me analizen tuaj.

  2. Veshtire qe pritej ndonje fitore duke mar parasysh se qe nga viti 1999 eshte ne boksin profesionist dhe ishin plot 16 vite karrier qe gjate kesaj kohe nuk ka arrit kete titull boteror atehere edhe mosha e ben te veten sepse ne boks disa boksier duhet penzionuar me heret. Sikur ti jepte pak me shume nga vetja edhe po te humbte do te pajtoheshim mirpo 12 raunde ka bere vetem ecje ne ring dhe asgje tjeter. Nuriut i uroj shendet dhe suksese ne jete.

  3. Shkruni qka doni se per komente tilla ofenduese vetem njerzit te ulët shkruajn! Une isha afer nuriut prej dites se premte dhe e kishte kap gripi ishte edhe me temperatur ter kohen me hapa deri disa minuta para ndeshjes! Aj hyri ne ring edhe pse vllau seferi i tha per ta shty ndeshjen pershkak tifozave qe udhtuan me mija kilometra! O populli jem qysh jemi i kemi punt! Ky burr meriiton respekt pa mas!

  4. Se pata mety vlla por atyre qe ofendojn po ja shkruj ngjarjen te vertet, se po mdhimet me mish e me shpirt se unë e di te verteten po Nuriu osht teper krenar me tregu se shumë veta thojn qe vetem arsyetim e ka per humbje!

  5. e kam jape ni komente ma herete qe ska shanse me fitue\\dhe dule e sakte\\\ po te shkonte ne finale prape kishe me hupe \\\respekt pere nuriun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.