Artan Vërbica

Washington, SHBA, 12 maj 2018 – Naim Terbunja me paraqitjen e tij dy ditë më parë ka fascionuar të gjithë, disa për të mirë e disa për të keq, sidomos ekipin e “Mayweather Promotions” të cilët e kishin konsideruar si të përfunduar dhe kanë menduar se boksieri i tyre, Lanell Bellows do të fitoj lehtë, por janë penduar në gabimin e tyre. Këtë e kanë shfrytëzuar në një mënyrë tjetër, jo shumë të këndshme, duke e nxjerur boksierin e tyre nga humbja e turpshme, ndërsa duke e dëmtuar rëndë Terbunjën.

Meçin të cilin e kontrolloi Terbunja sidomos nga raundi i tretë duke fituar pesë raunde, e humbur një apo dy, në fund gjyqëtarët e vlerësuan të barabartë.

Zhvillohej raundi i tetë i fundit i përballjes ku në sekondën e 57-të këtij raundi, Bellows hyn ta godas Terbunjën, ndërsa boksieri ynë i kundër përgjigjet me kroshe të majtë duke e nakautuar amerikanin. E gjithë palestra heshti për një moment. Arbitri i cili ndante drejtësin në ring ishte mjaft korrekt duke mos reaguar dhe duke e konsideruar si goditje të pastërt, por ishte gjyqëtari i njohur Kenny Bayless i cili bëri presion tek arbitri në ring duke kërkuar nga ai të gjykoj si goditje aksidentale me kokë, “Head Butt”. Pas kësaj ngjarje Bellows nuk ishte i denjë të vazhdoj ku këmbët nuk e mbanin, ndërsa u kërkua të numërohen pikët e raundeve për të dhënë fituesi. Pas numërimit ishte vetëm një gjyqëtar që i dha fitoren Terbunjës me 77-75, ndërsa dy tjerët me 76-76. Pra, Terbunja u dëmtua në dy raste, e para nuk iu numërua nakauti, e dyta ishte numërimi i padrejtë që sipas nesh Terbunja fitoi me 78-75, sepse të jemi real ai ka humbur vetëm raundin e dytë dhe ndoshta të gjashtin dhe i pari ishte i barabartë. Prandaj për shkak të korektësisë edhe të gjashtin i dhuruam Bellows, por prapë edhe më këtë raund ai ishte larg barazimit.

Ekipi i Terbunjës duhet të kërkon notë proteste drejt Nevada Athletic Commission për padrejtësinë. Sigurisht që xhirimi do të tregoj të gjithëve atyre se e gjithë kjo ishte padrejtësi e madhe në të gjitha rastet.

Si do të që të jetë Terbunja rikthehet kokë lartë nga Las Vegas. Shkëlqimin dhe kranarin e tij nuk mund t’a shuaj askush. Terbunja pas 20-muajve shkëlqeu dhe duhet të vazhdoj drejt suksesit.

www.kosovaboxing.org