RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Analizë: 9 janari do të shfaq potencialin dhe ndryshimin e Haxhi Krasniqit

3 min read

Shkruan: Artan Vërbica

Haxhi KrasniqiDisa ditë na ndajnë deri tek meçi i Robin (Haxhi) Krasniqit dhe turkut me nënshtetësi gjermane Cagri Ermis. Dueli i cili do të zhvillohet në Maritim Hotel në Berlin po pritet si gjithnjë me entuziasëm të madh nga gjithë adhuruesit e boksit.

Krasniqi i cili kishte zhvilluar një meç për renditje në qytetin Usti nad Labem të Çekisë, tani do të ketë duelin e tij të dytë në kategorinë super të mesme në karrierën e tij, kur dihet që Krasniqi më parë gjatë gjithë karrierës së tij ka zhvilluar 47 meçe në kategorinë gjysëm të rënd. Dhe ky duel do të jetë sprovë e vërtet për junikasin për të sprovuar vetën se si do të jetë në këtë sfidë e cila nuk do të jetë e lehtë për te duke ditur edhe kualitetin e kundërshtarit me shumë eksperiencë, siç është Ermis.

Në bashkbisedimet që kemi pasur para disa jave Krasniqi për Kosova Boxing kishte deklaruar se ndjehet mirë si kurr më parë. “Po ndjehem shumë më i shpejtë, shumë më energjik, shumë më i fortë, dhe goditjet e mija më duken më të forta” kishte thënë Krasniqi.

Dhe, pikërisht është data 9 janari e cila do të dëshmoj potencialin dhe ndryshimin e boksierit tonë.

Me modesti duhet të theksoj se edhe para duelit me Jurgen Brahmer dhe në disa takime me Krasniqin në bashkbisedime miqësore e kam këshilluar që ndoshta kategoria super e mesme do të jetë ajo që më shumë do ti përshtatej. Dhe pikërisht ende pa marrë ndonjë vendim final, unë me 27 shtator të vitit të kaluar e kisha botuar një shkrim se pse mendoj që Krasniqi mundet të jetë më i sukseshëm në një kategori më të ulët, dhe më gëzon fakti që edhe ekipi i tij dhe ekspertët kanë menduar njejtë sikur se unë, dhe prapë mendoj se data 9 janar do të na jap rezultatin dhe do të shohim a do të jetë një Haxhi Krasniq më ndryshe.

Këtë shkrim mund ta lexoni në këtë link: 

Analizë: Haxhi Krasniqi duhet të zbresë në kategorinë super të mesme

Pas humbjes nga Brahmer, Krasniqi ka bërë një punë të madhe dhe të menqur, duke i dhënë vetës pushim të gjatë dhe duke e analizuar mirë situatën e tij, me një rehabilitim duke mos nxituar. Ai ka vizituar për dy herë radhazi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka shijuar një përvojë më ndryshe. Ai edhe vetë këtë më ka deklaruar që krahas Gjermanisë mendon që meçet e radhës ti zhvilloj edhe në SHBA.

“Amerika dhe Evropa dallojnë. Kam mësuar shumë nga kjo përvojë dhe besoj të vazhdoj atje në të ardhmen” kishte deklaruar Krasniqi.

Kundërshtari i Krasniqit, Cagri Ermis është 32-vjeçar dhe ka shumë eksperiencë në boksin profesionist. Ai ka zhvilluar gjithsejt 29 meçe me bilanc prej 18 fitoresh (5 KO), 9 humbje (1 KO) dhe dy barazime. Ai së fundi fitoi titullin IBF East/West Europe duke mposhtur gjermanin Jueregen Doberstein me vendim unanim pas 12-raundeve. Ai ka mposhtur edhe boksier të tjerë të respektuar si Baker Barakat, Bartolemij Grafka, Vitor Sa, etj. Ermis ka pësuar nëntë herë por vetëm një herë ka pësuar me nakaut teknik dhe atë në raund të dhjetë ndaj Hassan N`Dam N`jikam. Shumicën e humbjeve i ka pësuar jashtë Gjermanisë nga boksier cilësor si Gevorg Khatchakian, Predrag Radosevic, Ante Bilic, Ahmad Kaddour, etj.

Dueli Krasniqi dhe Ermis pritet me shumë interesim nga gjithë opinioni shqiptarë. Me fitore ndaj Ermis, Krasniqi do të ketë mundësi të sfidoj tituj tjerë të vlefshëm. Ai pas këtij meçi do të mund të sfidoj titullin e EBU-së ndaj franqezit Hadillah Mohoumadi.

www.kosovaboxing.org 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.