RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Ameri viktima e radhës e Nimanit

2 min read

Bernau, Gjermani, 20 Gusht 2011 – Besar Nimani ka vazhduar sukseset e tij në boksin profesionist. Ai mbrëmë në qytetzën Bernau afër Berlinit, mposhti Dominick Amerin me “KNOCK-OUT” teknik në raund të dytë. Nimani që nga fillimi mori nën kontroll meçin, ndonëse gjermani ishte agresiv dhe pësoi nga boksieri ynë me kundërsulme të efektshme. Në raundin e parë Nimani dy herë e detyroi kundërshtarin të bie në dysheme, pasi dy herë me kombinime të sakta i numëroi gjyqëtari. Në raundin e dytë sërish Ameri hidhet me agresivitet ku Nimani sërish i kundërpërgjigjet në kundërsulm me një seri të fortë në trup ku nuk arriti të mban ekulibrin dhe traineri i tij hedhi peshqirin duke e shpëtuar nga më e keqja, pasi Ameri ra për tokë sërish. Kjo fitore vjen në kohën e duhur dhe tani Nimani ka rekord fantastik 7-0 (7 KO), duke arritur në kulmin e boksierve më perspektiv në Gjermani për momentin. Nimani do të bokson me 15 Tetor për titullin interncional të Gjermanisë, ndërsa kundërshtari i tij ende nuk është përcaktuar, mirëpo kjo do të mësohet shumë shpejt. Kosovaboxing.org mori prononcimin pas ndeshjes nga Nimani, i cili ishte mjaft i lumtur për fitoren e shënuar. “Kjo fitore vjen në një kohë të mirë për mua, pasi jam duke e pritur me padurim sfidën e parë për titullin internacional të Gjermanisë me 15 Tetor, prandaj kam dashur të jam aktivë dhe të mos pushoj gjatë. Drejtimi im është duke shkuar drejt suksesit dhe pres fitore të njëpasnjëshme. Kundërshtari nuk ishte i fortë edhe aq nga rezistenca, ose unë jam shumë i fortë” theksoi Nimani duke qeshur për Kosovboxing.org, i cili ishte i gëzuar për fitoren e shënuar.

Artan Vërbica
21 Gusht 2011

1 thought on “Ameri viktima e radhës e Nimanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.