RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Alexander Povetkin lufton me Dominick Guinn me 13 Mars

2 min read

Alexander Povetkin 18-0 (13 KO) do të boksoj me 13 Mars, në palestrën e njohur “Max Schmelling Halle” në Berlin të Gjermanisë kundër amerikanit Dominick Guinn 32-6-1 (23 KO). Kjo luftë do të jetë e para këtë vit për ish-kampionin olimpik të vitit 2004 në Athinë. Povetkin ka filluar karrirën në boksin profesionist me 2005 ku është mjaft i sukseshëm dhe ngadal po i afrohet titullit të kampionit botërorë. Ai rankohet i 4-ti në WBC, i  1-ri në IBF dhe i 2-ti në WBO, vetem në WBA nuk rankohet ndër 15-të më të mirë. Qëllimi i Povetkin është që të sfidoj këtë vit Wladimir Klitschko-n këtë vit. Ai ka parashikuar që vitin e kaluar të takohet me ukrainasin por kishte pësuar një lëndim dhe është tërhequr. Atij nuk pi ngutet dhe po pret rastin e favorshëm ta sfidoj Klitschkon e vogël apo Klitschkon e madh.

Gjasat e Povetkin në të ardhmen janë që ndoshta të sfidoj edhe titulln WBC ku me një luftë eliminatore do të afrohet në pozitën e parë. E themi këtë sepse ditë më pare Vitali Klitschko kishte deklaruar për një pensionim të mundshëm në fund të vitit. Ai kishte thënë se do të fitoj brezin WBA-së dhe dua t`i jap fund karrierës së boksit. Klitschko nuk ishte aq i mire në luftën e fundit me Chambers ku u pa mirë që i ka humb shkëlqësia. E Povetkin nuk do të rrijë duarkryq, ai është i gatshëm për titull botërorë dhe sigurisht do të ketë më lehtë të fitoj titullin vakant nga ana e tij, por kjo mbetet të shihet, se a do të ndodh. Si do që të jetë, Povetkin është kërcnimi më i madh i vëllezërve Klitschko.

Alexander Povetkin është duke ushtruar me trajnerin e ri, Teddy Atlas.  Ai  ka ushtruar boksierin e madh Mike Tyson në të kaluarën dhe boksierin tonë të mirënjohur Elvir Muriqin.

Artan Vërbica
20 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.