RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Alexander Povetkin kampion i ri botëror në versionin WBA

3 min read

Erfurt, Gjermani, 27 Gusht 2011 – Alexander Povetkin ka arritur të mposht Ruslan Chagaev për titullin vakant e kampionit botëror të WBA-së, pasi mposhti uzbekun me vendim unanim pas 12-raundeve. Të tre gjyqëtarët e vlerësuan fitoren në të mirë të rusit Povetkin me 117-113, 117-113 dhe 116-112. Versioni WBA e kishte deklaruar titullin vakant kur muajin e kaluar Wladimir Klitschko ishte deklaruar “Super kampion”. Povetkin 22-0 (15 KO) dominoi mbrëmë duke qenë më i mirë në të shumtën e raundeve, dhe tregoi se ka vlera të mëdha të boksierit. Ai tani do të mund të përballet me Wladimir Klitschkon, i cili në vitet e fundit është bërë i pathyeshëm dhe i vështirë të mposhtet, por gjasat janë të mira që Povetkin t`a zbret nga froni ukrainasin dominant.

“Nuk dua të mendoj për Klitschkon. Dua të mendoj për boksierin tim dhe festimin e titullit” deklaroi traineri “Hall of Fame” i Povetkin, Teddy Atlas.

Ndërkohë uzbeku Chagaev 27-2 (17 KO) i cili fitoi titullin e kampionit botëror me 2007, i cili nuk arriti të fiton titullin për herë të dytë, ishte i zhgënjyer nga humbja. “Më vjen keq që humba, nuk e kisha ditën time. Povetkin është boksier i mirë dhe kampion i vërtet” deklaroi Chagaev.

Povetkin titullin ia dedikon babait të tij, i cili ndrroi jetë vitin e kaluar. “Babai im gjithëmonë ka shpresuar se unë do të bëhem kampion bote dhe ia arrita të fitoj për të. Ka qenë luftë e fortë dhe ishte e vështirë kundër tij. Kisha respekt të madh për te, pasi ai është boksier i fortë dhe i fuqishëm” deklaroi Povetkin.

I pranishëm në këtë meç ishte edhe legjenda e boksit botëror, Evander Holyfield i cili ishte i mahnitur me boksin e treguar nga te dy. “Ishte një meç i bukur dhe i vështirë të përcaktohej deri në fund, por Povetkin ishte më i mirë” deklaroi Holyfield.

Në këtë mbrëmje u zhvillua edhe një meç interesant ndërmjet Robert Helenius dhe Sergei Lyakhovich, të cilën u përmbyll me fitore të finlandezit Helenius me ndërprerje në raund të 9-të. Meçi ishte i vlefshëm për titujt WBA dhe WBO Interkontinental. Helenius tani ka rekord prej 16-0 (11 KO) dhe në çdo duel po shënon ngritje në kualitet, mirëpo ai shumë shpejt do të ketë ndonjë sfidë të vërtet, pasi deri më tani ka mposhtur disa boksier të mirë, por që janë shkatëruar apo janë para penzioni si Lyakhovich, Peter, Brewster, etj. Helenius shquhet me goditje të forta dhe kundërshtarët e kanë të vështirë dyluftimin e drejtpërdrejt me te.

Viti 2012 mund të na sjell meçin Klitschko dhe Povetkin i cili do të jetë mjaft interesant. Fituesi do të jetë i vështirë të përcaktohet, pasi Wladimir është në formën më të mirë dhe vazhdon të mbajë standardin e tij të lartë i cili nuk ka rrënjë në asnjë aspekt, ndërsa Povetkin do të jetë sfidues më i fortë se David Haye për te, por viti 2012 do të në sjell shumë emocione, ndoshta edhe rëzimin nga froni të Wladimir Klitschkos.

Artan Vërbica
28 Gusht 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.