RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Albi Sadikaj emri i ri në boksin profesionist

2 min read

Albi SadikajPrishtinë, 5 Gusht 2013 – Boksit shqiptar çdo ditë po i shtohet numri i boksierëve profesionist. Ai është Albi Sadikaj, i cili debutoi në boksin profesionist mbrëmë në Maryland të SHBA-së, i cili për kundërshtar kishte amerikanin Damian Reed 2-13 (1 KO), të cilin e mposhti me nakaut teknikë në raund të tretë.

Sadikaj u lind me 11 Mars 1986 në Tiranë. Ai është me origjinë nga Mallakastra, i cili si 12-vjeçar emigroi në SHBA ku u vendos në qytetin Maryland. Sadikaj në boksin amator kishte karrierë të bujshme ku me 2012 fitoi “Golden Gloves Maryland” dhe me 2013 fitoi “Golden Gloves Washington DC”. Në pamundësi të zhvillojë stërvitje të forta nuk mori pjesë në “National Golden Gloves”, por ai shpreson mjaft për të ardhmen.

“Ishte dëshira ime të fitoj dhe “National Golden Gloves” por nuk kisha përgatitje të mjaftueshme, ku duhet së paku pesë herë në ditë të stërvitesha, duke ditur konkurrencën e denjë. Por jam i kënaqur me arritjet në boksin amator, ndërsa në boksin profesionist do të synoj më shumë” theksoi 27 vjeçari Sadikaj për Kosova Boxing i cili fletë rrjedhshëm gjuhën shqipe, edhe pse shumë i ri ka emigruar në SHBA.

Sadikaj bokson në kategorinë kruzer, dhe parasheh që të zhvillojë shumë meçe këtë vit. Idoli i tij është Luan Krasniqi dhe Besim Kabashi, ndërsa vlerëson shumë edhe Elvir Muriqin. “Idol i imi janë Luan Krasniqi dhe i ndjeri Besim Kabashi, por vlerësoj edhe Elvir Muriqin një boksier me zemër të madhe” tha Sadikaj.

Mbrëmë boksoi edhe Kasim Gashi në Brandeburg të Gjermanisë ku përballë pati boksierin gjerman Oliver Dremel të cilin e mposhti me anë të pikëve. Gashi është 23-vjeçar ku bokson në kategorinë gjysmë velter. Për Gashin kjo ishte fitorja e dytë në boksin profesionist në poaq meçe, ndërsa Dremel pësoi humbjen e parë në katër meçet e tij. Edhe Gashi cilësohet talent i rallë i boksit tonë.

Artan Vërbica
5 Gusht 2013

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.