RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Alban Bërmeta fiton turneun Lah Nimani

2 min read

Boksieri nga Shqipëria, Alban Bermeta (75 kg) është shpallur boksieri më i mirë i turneut të tretë ndërkombëtar “Lah Nimani” në boks. 18-vjeçari nga Shqipëria ka dëshmuar boks të nivelit të lartë në përballje me boksierin serb nga klubi Real Rom nga Graçanica, Nersad Miliqeviq. Në turneun kushtuar legjendarit Lah Nimani morën pjesë boksierët nga shtetet e ndryshme, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja, mikpritësit, Kosova, Novi Pazari, Tërnovci. Njëri prej meçeve më luftarake ka qenë në kategorinë 81 kg në mes Bujar Sejdiut (Kosova) dhe Tomisllav Planiqit (Kroacia), i cili pas një lufte vërtetë interesante përfundoi baras, 1:1. Duhet veçuar edhe meçin në kategorinë 64 kg ndërmjet Burim Hasanit nga Fushë Kosova dhe Nazmi Kurteshit nga Trepça ’89. Hasani qysh në rundin e parë me një goditje të fortë e nokautoi rivalin dhe e detyroi ta dorëzoi meçin. Nga 16 meçe të zhvilluara (tri parameçe, një femrat dhe 13 meçe kryesore) u dëshmua boks mjaft i mirë, por mjerisht mungoi shikueshmëria, ku në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë u tubuan mbi 100 shikues. Në fund juria, boksierin më të mirë shpalli Alban Bermetën (Shqipëria), tekniku më i mirë Branko Mirkoviq (Mali i Zi) e Tomisllav Planiq (Kroacia) si dhe boksieri më fair-play Nersad Miliqeviq (Real Rom). Vëllai i Lahut, Mustafë Nimani, ia dorëzoi trofeun e më të mirit, Alban Bermetës. Boksieri më i mirë turneut, Alban Bermeta, tha: “Meçi ka qenë shumë i fortë, por ia dola me sukses të përfundoi në favor timin. Fitorja në këtë meç dhe shpallja si boksieri më i mirë më jep kurajo si 18-vjeçar që të vazhdojë me sukses edhe më lartë”.

Parameçet:
51 kg –  Y.Morina (Kosova)-P. Crniq (Kroacia) 0:2
69 kg  – B. (Ramadani (Kosova)- B. Cosoviq (N.Pazari) 0:2
69 kg  – A. Imeri (Tërnovci)-K. Shehu (Gjakova) 0:2
60 kg –  E Sijaviq (Mali i Zi)– E. Numanoviq (Bosnja) 2:0

Meçet:
54 kg – F. Ferizi (Kosova)-B. Reshitaj (Prizreni) 2:0
69 kg  – F. Leskovica (Kosova)- B. Mirkoviq (Mali i Zi) 1:1
64 kg – B. Hasani (F. Kosova)-N. Kurteshi (Trepça ’89) 2:0 ndër. r. I
60 kg –  Sh. Muja (Kosova)- F. Ajdareviq (Real Graçanica) 2:0 ndër. r. II
60 kg – L. Zeqiri (Kosova)- I. Mustafa (Maqedonia) 2:0
60 kg – N. Mitevski (Maqedonia)-I. Ajdareviq (N. Pazari) 0:2
75 kg – A. Bermeta (Shqipëria)-N. Miliqeviq (Real Graçanica) 2:0
75 kg – B. Zeneli (Trepça ’89)-A. Atashi (Peja) 2:0
81 kg – B. Sejdiu (Kosova)-T. Planiq (Kroacia) 1:1
91 kg – A. Cara (Shqipëria)-H. Haxhiq (Bosnja) 2:0 ndër. r.I
91+kg – A. Syla (Kosova)-F.Sorra (Shqipëria) 0:2 ndër. r. II

Femrat:
60 kg Fatlume Ahmeti (Kosova)-Suada Sadikova (Maqedonia) 2:0

Kemajl Goca
29 Maj 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.