RTK

RTKLive
14 Gusht, 2022

Alban Bermeta boksieri më i mirë i turneut “Teodhar Janku”

1 min read

Klubi i boksit Tirana ka organizuar për herë të parë turneun ndërkombëtar “Teodhar Janku”. Për të nderuar këtë turne pjesëmarrës ishin Kosova dhe Maqedonia. Pjesëmarrës ishin edhe boksierët më të mirë të Shqipërisë, e ndër ato edhe dy boksierët që morrën pjesë në kualifikimet për Lojrat Olompike në Trabzon Turqisë.  Suksesit të boksierit po e vazhdon me suksesë boksieri i klubit Tirana, Alban Bermeta i cili edhe një herë tregoi cilësit e tij. Bermeta përball kishte boksierin nga klubi i boksit Vllaznia Shkodër, Asmer Bilalli. Në një luftë në tre raunde Bermeta doli të fitoj Bilallin. Ky triumf i dha edhe epitetin e më të mirit të turneut “Teodhar Janko”. Duel tjetër interesant ishte edhe ai ndërmjet boksierit nga Tirana, Aleksandër Rama dhe atij të Vllaznisë së Shkodrës, Kristian Demaj. Rama arriti të mposht në tre raunde. Duel i bukur ishte edhe ai ndërmejt boksierit vendas Esild Kalemi dhe boksierit nga klubi i Prizrenit, Kreshnik Kokollari. Në shenjë paknaqësie të trainerit të Kosovës Shefki Bogujevci me ndarjen e drejtësisë së gjyqëtarit në ring e tërhoqi boksierin e tij. Tjetër duel që ishte interesant ishte ai ndërmjet Indrit Laçi nga Tirana dhe boksierit nga Prizreni Armend Xhoxhaj. Fitues u shpallë boksieri i Tiranës me rezultatë të ngushtë me 2 me 1.

Foto: Avdush Cakaj

Kosovaboxing.org
9 Qershor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.