RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Alban Bermeta boksieri më i mirë i turneut “Epopeja e UÇK-së për Heronjët e Dukagjinit”

2 min read

Alban BermetaPalestra Karagaçi, Pejë, 22 Mars 2014 – Është mbajtur për herë të dytë turneu ndërkombëtar “Epopeja e UÇK-së për Heronjët e Dukagjinit” ku boksieri më i mirë i këtij turneu ka dal boksieri nga Shqipëria, Alban Bermeta.

Githçka ishte organizuar mirë nga Klubi i boksit Peja e cila kishte madhështuar këtë turne me sjelljen e disa boksierëve nga Italia, Shqipëria, që turneu të jetë sa më madhështor.

ElezajZefiGalloU zhvilluan gjithsejt 13-meçe duke dhuruar boks cilësor të pranishmëve. Boksieri më i mirë doli Alban Bermeta i cili mposhti italianin Marco Miamo pas tre raundeve të forta. Dueli i te dyve dha më të mirin. Meç interesant ishte edhe ai ndërmjet boksierit tjetër nga Tirana, Mauro Çani dhe Juliano Gallo e cila përfundoi me barazim. Çani tregoi shumë në këtë meç përball nënkampionit të Italisë. Valdrin Elezaj tregoi teknikë të përkryer ndaj boksierit Muhamet Sejdiu nga Kastrioti i Ferizajt. Ky boksier tregoi se ka të ardhme të ndritshme. Ndërsa i riu Edmond Zefi u zgjodh boksieri më perspektiv i turneut.

Parameçet:
56 kg – Egzon Avdijaj (KB Peja) vs. Fatbardh Alija – 2-0
48 kg – Islam Sejfijaj (KB Peja) vs. Kastriot Rrudhani (KB. Vushtria) – 1-1
69 kg – Taulant Sejfijaj (KB. Peja) vs. Jon Krasniqi (KB. Sport Centrum Gjakovë) – TKO 2

Usama Zeqiri dhe Sead BushatiMeçet kryesore:
69 kg – Ernor Delia (KB Besa Pejë) vs. Samir Salieviç (KB. Prishtina) – 1-1
52 kg – Flamur Sejfijaj (KB. Peja) vs. Patriot Behrami (KB. Gallapi) – 1-1
60 kg – Edmond Zefi (KB. Peja) vs. Bujar Tahiri (Kastrioti Ferizaj) – 2-0
75 kg – Valdrin Elezaj (KB. GjocajBesa) vs. Muhamet Sejdiu (KB. Kastrioti Ferizaj) – 2-0
69 kg – Kreshnik Elezaj (KB. Peja) vs. Malvin Gashi (KB. Prishtina) – 0-2
56 kg – Marco Miamo(KB. Tirana) vs. Juiliano Gallo (Varesse Itali) – 1-1
69 kg – Arben Nela (KB. Besa) vs. Arian Gashi (KB. Prishtina) – 0-2
75 kg – Bujar Zatriqi (KB. Peja) vs. Besart Xhafa (KB. Trepça) – 2-0
75 kg – Alban Bermeta (KB. Tirana) vs. Marco Miamo (Varesse Itali) – 2-0
81 kg – Ardit Delia (KB. Besa) vs. Bernard Marashi (KB. Tirana) – 1-1

Boksieri më i mirë: Alban Bermeta
Tekniku më i mirë: Valdrin Elezaj
Meçi më lufturak: Mauro Çani dhe Juiliano Gallo
Boksieri më perspektiv: Edmond Zefi

 

 

 

7 thoughts on “Alban Bermeta boksieri më i mirë i turneut “Epopeja e UÇK-së për Heronjët e Dukagjinit”

  1. eshte bere gabim i madh qe Arian gashit nuk i eshte dhene asnje trofe ku dhe mendoj une dhe plot te tjer qe e ka merituar dhe trofeun kryesor,por qka ti bejsh kur juria punon per deshiren e dikujt andaj dhe jemi ketu ku jemi duhet vleresuar ashtu si e meritojn sportistet e jo per qefin e dikujt te ipen trofet.

  2. Fillimisht duhet ti shohim gabimet dhe pakorrektsit qe jan ber ne ndarjen e drejtsis dhe pastaj te mendojm per trofet…

  3. cdo her jane ber padrejtsi ne kosove dhe alban bermeta kurre ska meritu trofet qe jane dhene se ne disa raste ai ka humb ndeshjet dhe ne fund I eshte dhene fitorja dhe ie eshte dhene trofe kete duhet te dine gjithkush

  4. zoti agim..trofeun kryesor arjan gashi ta mari kur ta meritoj,jo kur zvarritet per toke nga nje boksier filleestar,osht turp kjo qe thua…

    ernor jam dakort qe duhen par padrejtesit dhe pa korrektesit,por jo ne lidhje me mua..ti boksier kallcuku qe thua qe un kam humb ndeshje i kam mor padrejtesi..pa me thuaj nje ndeshje qe kam mor padrejtesi une,femrat dhe deshtaket thon vetem fjal..un jap vepra….ju mirpres ne ring cili doj…

  5. Alban pa keqkuptime nuk e kam thene une pse ti e ke marr dhe nuk thash qe eshte dasht te marr trofeun kryesor po e ka merituar nje trofe,kjo vrejtje eshte per jurin qe juria te ne gjithmon bene gabime te qellimshme

  6. Ti boksjeri shfaqu me emer ta shofim cili je e sa vlen, Alban Bermeta esht vlersu nga juria, sa her qè e ka meritu trofeun e ma te mirit, sepse Albani nuk ka miq ne juri dhe gjithçka e ka arrit me mund, perkushtim e zemer te madhe sa te Luanit.
    Dhe ju komentuesat e mesiperm keni gjet sportistin e gabuar me e komentu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.