RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Alban Bermeta – Boksieri më i mirë amator për 2017

2 min read

Suksesi i Alban Bermetës në dekadën e fundit nga viti 2010 deri më këtë vit i ka dhënë një ekspancion të madh boksit shqiptarë si në Shqipëri poashtu edhe në Kosovë, por edhe më gjerë.

U bë i adhuruar dhe i njohur me 2009 në turneun “Pavarësia” ku për herë të parë u paraqitë në Kosovë. Ai ishte boksier anonim dhe askush nuk e njihte. Para vetës kishte një boksier me përvojë si Bojan Peshiç, reprezentues i Malit të Zi, i cili kishte shumë eksperiencë, pjesëmarrës dhe fitues i shumë turneve ndërkombëtare dhe poashtu pjesëmarrës i kampionateve evropiane dhe botërore. Të gjithë pritnin fitoren e malazesit, por Bermeta i ri i cili sapo kishte mbushur 18-vjeç befasoi Peshiçin duke e dërmuar pas tre raundeve. Me këtë fitore të madhe Bermeta u zgjodh boksieri më i mirë i turneut. Pas kësaj ai u bë boksieri më i kërkuari.

Pas 10 vite të kaluara në klubin e boksit Tirana, me trajnerin e njohur Sead Bushati dhe suksese të jashtzakonshme, Bermeta këtë vit vendosi për një aventurë të re. Jo të kaloj në boksin profesionist, por së pari të arrijë edhe një rezultat të suksesshëm diku në Evropë, ku u staciounua në shtetin Apeninë në Itali në qytetin Ankona ku iu ra talenti i tij klubit të tyre “Boxing Club Castelfidardo”.  Talenti i tij i ra në sy kryetrajnerit Andrea Gabanelli, i cili i ofroi qëndrim në klubin italian. Falë bashkupinimit disa javor të dytë gjetën bashkpunimin dhe sot Bermeta është pjesë e klubit Castelfidardo.

Bermeta u shqua menjëherë në Itali ku ai pas çdo meçi që zhvillon atje gjendet nepër gazetat më të njohur italiane. Bermeta fitoi gjashtë fitore në gjashtë meçe. Ky suksesë i tij i jep epitetin e boksierit më të mirë amator për 2017 nga agjencioni Kosova Boxing.

Bermeta e filloi boksin me 2005. Deri më tani ka zhvilluar 106-të meçe zyrtare me bilanc prej 89 fitoresh dhe 17 humbje. Bermeta deri më tani është shpallur tetë herë kampion i Shqipërisë, një herë për junior, dy herë për kadet dhe pesë herë kampion për të rritur apo senior. Bermeta ishte pjesëmarrës edhe i kampionatin Evropian në Ankara të Turqisë. Ai është fitues edhe shumë turneve në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo është vetëm një histori e shkurtë e boksierit Bermeta që Shqipëria dhe Kosova ka pasur fatin ta ketë prezent gjithë këto vite në ringjet tona.

www.kosovaboxing.org 
31 dhjetor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.