RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Ahmetaj, viktimë e humbjes së titullit WAKO

1 min read

Shpejtim AhmetajGjakovë, 12 mars 2016 – Kikboksieri ynë nga Deçani, Shpejtim Ahmetaj ka humbur duelin për titullin e botës në versionin WAKO, ndaj kikboksierit nga Turqia, Kadir Tarstan.

Dueli u zhvillua në pesë raunde, dhe ishte i barazpeshuar ndonëse Ahmetaj ishte për një nuancë më i mirë. Fitorja pritej ti ipej kikboksierit tonë, por në fund gjyqëtarët i dhanë fitoren musafirit nga Turqia, i cili dorën në zemër nuk ishte më i mirë se Ahmetaj. Nga një këndvështrimi ynë ky meç doli të jetë një dhuratë nga Federata e Kikboksit Kosovar atyre të Turqisë, e cila ndihmuan që Kosova të jetë anëtare në WAKO. Ahmetaj ishte viktimë për bashkpunimin e ndërsjellë mes dy federatave Kosovës dhe Turqisë.

Mendimit se Ahmetaj ishte më i mirë e dha edhe gjatë komentimit në Televizionin publik të Kosovës – RTK, kikboksieri i njohur shqiptar Muharrem Hasanaj, i cili u befasua me humbjen e Ahmetaj.

Artan Vërbica
12 mars 2016 

1 thought on “Ahmetaj, viktimë e humbjes së titullit WAKO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.