RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Ahmataj debuton me fitore

1 min read

York Hall, Bethnal Green, Londër, 21 shkurt 2020 – Boksieri tropojan me vendbanim në Londër, Burim Ahmataj ka triumfuar sonte në meçin e tij debutues kundër boksierit britanik Ryan Hibbert.

Ahmataj (1-0, 0 KO) dominoi meçin që nga raundi i parë duke krijuar epersi që nga fillimi e deri në fund. Hibbert i dëshmuar si boksier i rezistueshëm që vetëm një herë gjatë karrierës së tij në gjashtë meçe profesioniste është plandosur dhe katër boksierëve tjerë i ka mbajtur të gjitha raundet, me plot vështirësi u mbajt kundër Ahmatajt, që ishte i mrekullueshëm gjatë gjithë meçit. Ahmataj tregoi shkathësi sidomos me gjuajtje të forta në trup, duke e lënduar në mase të madhe, por që Hibbert u mbajt.

Kjo fitore është mjaft domethanëse për Ahmataj në startin e karrierës së tij profesioniste, poashtu ndaj një boksieri cilësor dhe të rezistueshëm, që e vlerësojmë fitore të rëndësishme në nismet e tij, e cila do ti jap motivimin për të vazhduar më tutje.

Ahmataj pjesë e ekipit të madh anglez, MTK Global Boxing pritet që shumë shpejt të caktoj meçin e tij të dytë në boksin profesionist, sigurisht në fund të muajit mars apo në fillim të muajit prill.

Kosova Boxing e cila ka përcjellur që nga boksi amator Burim Ahmataj falenderon per besimin dhe lajmin ekskluziv për agjencionin tonë.

www.kosovaboxing.org – 21 shkurt 2020


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.