Agron Xhilla shënon fitoren e radhës
1 min readSportpark, Klagenfurt , Austri, 20 Gusht 2011 – Agron Xhilla ka shënuar fitoren e radhës në Austri ndaj boksierit austriak Philip Schroeder me dorëzim në raund të parë. Xhilla e filloi mirë meçin duke mbizotruar plotësisht, ndërsa në përfundim të raundit të parë austriaku dorëzoi meçin të cilën nuk e vazhdoi. Kjo është fitorja e 11-të në karrierë për Xhillën. Ai me 15 Tetor në Burgdorf të Zvicrës do të sfidon titullin “IBF Youth” e kampionit botëror për të rinjë. Xhilla është boksier me perspektiv të madhe në boksin shqiptar. Kosova Boxing vazhdimisht ka përcjell karrierën e tij dhe ai ka potencial të madh për sfidat që e presin në të ardhmen. Lajmin për fitoren e boksierit tonë e bëri menagjeri i Agronit, Oliver Dutschler.
Kosovaboxing.org
21 Gusht 2011
Te lumte Agron