RTK

RTKLive
25 Qershor, 2022

Agron Xhilla kurorëzohet me titullin e tretë për të rinjë “WBC Youth”, Mazreku fiton titullin WPBO, ndërsa Rrustemi debuton me KO

2 min read

Elzach, Baden-Wuttemberg, Gjermani, 7 Prill 2012 – Agron Xhilla është kurorëzuar edhe me titullin e tretë të kampionit botëror për të rinjë, kësaj radhe për atë “WBC Youth”. Xhilla i cili kishte në pronësi dy titujt tjerë “WBO dhe IBF Youth” tani i ka bërë për veti titujt e tre versioneve më të mëdhaja botërore. Xhilla 15-1 (11 KO) përballë e kishte boksierin nga Kenija, Peter Omundi 3-1-3 (1 KO) të cilin e mposhti me “Knock-Out” klasik në raundin e 9-të. Xhilla i cili radhitet i 15-ti në versionin WBO në kategorinë kruzer, pritet që edhe në versionet tjera të zë vend në top-15. Titujt e fituar atë do të përparojnë mjaft shumë, mirëpo ai pritet që të ketë sfida dhe rezistenca të mëdha në të ardhmen. Agroni synon në të ardhmen të zbresë nga kategoria kruzer në gjysmë të rënd ku se bashku me ekipin e tij, mendon se ka kapacitet më të madh në peshën gjysmë të rënd. Eksperienca e tij në boksin amator dhe titujt e fituar për të rinjë, do të ndihmojnë atë shumë në të ardhmen.

Në këtë mbrëmje boksoi edhe boksieri tjetër shqiptar, Petrit Mazrekaj 7-0 (6 KO) i cili për kundërshtar kishte boksierin nga Hungaria, Mihajl Halas 10-17-0 (8 KO). Dueli ishte paraparë të zhvillohej në 12-raunde dhe ishte i vlefshëm për titullin pak të njohur WPBO. Mazrekaj fitoi këtë duel me ndërprerje në raund të tretë. Ky deri më tani është triumfi më i madh i Mazrekaj. Ai pritet që me 14 Korrik të zhvilloj edhe një meç profesionist në qytetin e Podujevës, ku organizator do të jenë Team Bajrami.

Boksieri i tretë që boksoi në këtë mbrëmje ishte Erzen Rrustemi, i cili debutoi në mënyre të përkryer. Rrustemi për kundërshtar kishte boksierin hungarez, Attila Toth të cilin e mposhti me Knock-Out klasik në raund të tretë. Rrustemi e kishte të vështirë adaptimin në raund të parë, por në raundin e dytë mori duelin në supet e veta, që rezultoi menjëherë me “Knock-Down”. Raundi i tretë ishte edhe më i mirë ku sërish ishte Rrustemi ai i cili kishte meçin nën kontroll dhe me një goditje të fortë në nofullën e hungarezit, i dha përmbyllje këtij dueli. Në kënd të Rrustemit ishte kampioni aktual evropian në versionin WBO, Nuri Seferi i cili kishte edhe rolin e trainerit.  Debutimi i Rrustemit cilësohet si mjaft i sukseshëm.

Artan Vërbica
8 Maj 2012

1 thought on “Agron Xhilla kurorëzohet me titullin e tretë për të rinjë “WBC Youth”, Mazreku fiton titullin WPBO, ndërsa Rrustemi debuton me KO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.