RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2022

Agron Xhilla kundër Grigol Abuladze këtë fundjavë‏

1 min read

Boksieri ynë nga Struga, Agron Xhilla mbron titullin GBU në parameç të Jurgen Brahmer dhe Konni Konrad

Agron Xilla vs. Bernard Adie
Artan Vërbica
Prishtinë, 4 shtator 2015 – Spektakli i boksit që do të zhvillohet në Dresden këtë fundjavë ndërmjet Jurgen Brahmer dhe Konni Konrad do të sjellë edhe një meç interesant për opinionin tonë, pasi do të paraqitet boksieri ynë Agron Xhilla. Xhilla do të mbroj titullin GBU – “Global Boxing Union” kundër gjeorgjianit Grigol Abuladze, i cili ka bilanc prej 21 fitore (12 KO) dhe nëntë humbje. 
Xhilla titullin GBU e fitoi vitin e kaluar në një luftë të fortë ndaj Bernard Adie pas  12-raundeve. Ai me bashkpunimin që po i ofron Rainer Gottwald me Saurland Event mund shumë shpejt të sfidoj ndonjë titull të madh. Së fundi Xhilla është duke u stërvituar nga trajneri Rocky “Graciano Rocchigiani”, ish-boksieri i mirënjohur gjerman i viteve 90-ta.
“E kam përcjellur me vëmendje në Rostock, kur Xhilla tregoi me të vërtetë luftë të madhe duke fituar Bernard Adie. Ai ngriti audiencën atë mbrëmje të cilët deri në meçin e tij i gjithë publiku kishte ra në gjumë. Xhilla ka ambicie të mëdha ku unë besoj se së bashku do ti arrijmë” tha Rocchigiani për Kosova Boxing.
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.